Temperaturat e ulëta që po ndihen në vend gjatë ditës së sotme lidhen me uljen e ndjeshme te temperaturave në të gjithë Shqipërinë dhe me praninë e reshjeve të dëborës në disa qytete.
Parashikohet që deri në fundjavë, moti të jetë kryesisht i kthjellët dhe i ftohtë, ku temperaturat më të ulëta do të jenë në verilindje deri në -3 gradë C. Fundjava do të sjellë vranësira dhe shira, por intensiteti i tyre do të jetë i ulët dhe herë pas here mesatar. Sërish në zonat malore në lartësinë 800 metra do të ketë reshje dëbore.
Gjatë ditës së sotme në Korçë dhe Ersekë reshjet e dëborës priten të arrijnë 3 deri në 4 cm. Temperaturat e ajrit do të jenë te ulëta deri të premten që pritet rritje e ndjeshme e tyre. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 – 4 ballë.