Tragjedi në një familje në Babrru të Tiranës. Një zjarr i rënë në një banesë i ka marrë jetën një fëmije 2 vjeç. Në momentin e shpërthimit të flakëve në shtëpi gjendeshin vetëm dy fëmijë të mitur. Zjarrfikësit ndërhynë dhe shpëtuan njërin prej tyre. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.