Në SHBA ka nisur një fushatë ku i kërkohet anëtarëve të Kolegjit Elektoral që të bëjnë një gjë që nuk është bërë kurrë në historinë e Amerikës: t’i mohojnë presidencën fituesit të gjatë të ditës së zgjedhjeve.
Aktivistët po qarkullojnë peticione online duke përdorur median sociale në përpjekje për influencuar te anëtarët Republikanë të Kolegjit Elektoral që të mos votojnë për Donald Trump në mënyrë që ai të mos kalojë numrin 270 që i duhet t’u bërë President.
Trump ka fituar 290 vota elektorale, kurse Hillary Clinton 232. Por kjo e fundit ka fituar votën popullore me një direfencë prej 1.5 milionë votash. Kjo sipas protestuesve është një arsye e fortë për të mos mbështetur Trump.
Anëtarët e Kolegjit Elektoral zgjidhen nga zyrtarët e partisë dhe zakonisht janë besnikët më të mëdhenj të bindjeve politike. Ata nuk janë të detyruar që të votojnë për ndonjë kandidat me kushtetutë, por në historinë amerikane në 99% të rasteve kanë votuar në bazë të përkatësisë partiake.