Home KRYESORE Vandalët sulmojne Shtëpinë e Alfabetit në Manastir

Vandalët sulmojne Shtëpinë e Alfabetit në Manastir

Në Manastir për nder të 108 vjetorit të Alfabetit të gjuhës shqipe u organizua një sërë manifestimesh. Në kuadër të këtyre manifestimeve gjatë kësaj dite është inauguruar edhe dhoma me skulptura dylli të anëtareve të komisionit të kongresit. Nga ana tjetër nga persona të panjohur, mbrëmë rreth orës 23.00 është vandalizuar Shtëpia e Alfabetit në Manastir.

Vandalistët kanë thyer derën e shtëpisë, ndërsa në të është ngjitur edhe një grafit ku shkruhej “Vdekje për shqiptarët”. Policia është vënë në kërkim të autorit që kishte përdhosur objektin e Muzeut një natë më parë. Pavarësisht premtimeve të shumta të autoriteteve qoftë në vend, të Shqipërisë dhe Kosovës, festa e alfabetit edhe këtë vit ka gjetur objektin e Muzeut në gjendje të rëndë/ Alsat M

Share: