Home KRYESORE Ekspertiza për aksidentin e dy të rinjve: Nëse do të kishin mbajtur...

Ekspertiza për aksidentin e dy të rinjve: Nëse do të kishin mbajtur kaskën, shpëtonin nga vdekja

Në rast se Ergi Dini dhe Kejdi Halili do të kishin vënë kaska mbrojtëse, do tw kishin shpwtuar nga vdekja. Megjithwse ata nuk kanë qenë me shpejtësi të lartë, ekspertiza ka nxjerrë në pah se një manovër e gabuar me motoçikletën dhe mungesa e skafandrave kanë qenë shkaku kryesor i aksidentit tragjik.

Humbja e jetëve të dy të rinjve, njëri prej të cilëve kishte fituar edhe një spektakël muzikor, ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale.

Miq, të afërm, por edhe fansat kanë shprehur ngushëllimet për Ergi Dinin, të cilin e cilësonin një talent me perspektivë për të ardhmen.

Por shoku i tij Kejdi Halili duket se e kishte parandjerë ngjarjen tragjike pasi në rrjetet sociale kishte postuar një thënie të famshme të filmave të garave me shpejtësi të çmendur: “Nëse një ditë shpejtësia më vret, mos qani sepse kam qenë duke qeshur”./ Tch

Share: