Home Gjeo-Ekonomia Presidenti gjerman vizitë në Turqi, do të takohet me Erdogan dhe Imamoglu

Presidenti gjerman vizitë në Turqi, do të takohet me Erdogan dhe Imamoglu

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier fillon sot një vizitë tre-ditore në Turqi, ku planifikon të takohet me kryetarin e Stambollit Ekrem Imamoglu dhe presidentin Rexhep Tajip Erdogan në Ankara.

Imamoglu konsiderohet si shpresa e opozitës dhe një kandidat i mundshëm i ardhshëm për president. Steinmeier do të takohet me të menjëherë pas mbërritjes së tij në Stamboll sot.

Gjatë vizitës së tij, Steinmeier planifikon të nderojë arritjet e shumë turqve që mbërritën në Gjermani në vitet 1960. Ata kontribuan ndjeshëm në rindërtimin ekonomik dhe suksesin e vendit.

Në vitin 1961, kryeqyteti i atëhershëm i Gjermanisë Perëndimore dhe Ankaraja nënshkruan një marrëveshje rekrutimi të punës. Sipas Ministrisë së Jashtme, rreth 876,000 persona kanë mbërritur në Gjermani nga Turqia në bazë të kësaj marrëveshjeje.

Sot në Gjermani jetojnë pothuajse 3 milionë njerëz me prejardhje turke. “Historitë e tyre janë pjesë e identitetit të vendit tonë,” tha Steinmeier përpara vizitës.

360grade.al

Share: