Home KRYESORE Vargu: Drejtuesit e QSUT-se me keq se Pali Miska n’kohe t’vet!

Vargu: Drejtuesit e QSUT-se me keq se Pali Miska n’kohe t’vet!

Nga Petrit Vargu

Javës që kaloi asistova rastësisht në një skenë qesharake.

Drejtuesit e lartë të drejtorisë së Q.S.U.T, të shoqëruar nga inxhinierët e firmave furnizuese, po inspektonin ato që Ministri i Shëndetësisë i ka quajtur 2 miliardë e gjashtëqind milionë Lekë pajisje që nuk funksionojnë në katin e nëndheshëm të Spitalit të ri.

Skena ishte plot humor. Drejtuesit e spitalit hynin nga njëra dhomë në tjetrën, preknin pleksiglaset dhe hekurat e aparaturave dhe kërkonin shpjegim pse nuk punonin. Në anën tjetër, përfaqësuesit e firmave thonin që ne e kemi lënë në rregull.

Se ç’mu kujtua Pali Miska, kur me 1978, shkonte papritmas në Metalurgji dhe donte të kapte në befasi kinezët që sabotonin. Ai i shkreti mendoj që besonte tek ajo që bënte, pasi vepronte me atë që quhej “me partishmëri”.

Po këta që e dinë veten që s’marrin vesh nga asgjë dhe që kujtohen për deklaratat që kanë bërë vetëm tani që afrojnë votimet, ç’faktor i shtyn? Mos vallë kujtojnë se ne bluzat e bardha nuk e dimë se ç’kapacitet kanë dhe janë fare pa lidhje me atë spital?

Pse nuk i marrin ata mjekë që përdorin për check-up, pasi ata janë gjithmonë nëpër komisione tenderash, në regjistrime barnash, në disertacione të tipit “10 copë në një ditë”, në Ligjin e Arsimit të Lartë etj.

Ata janë tuttologë dhe dinë gjithçka. Hajde pra, si një grusht i vetëm shkoni me suksese në votime!

Share: