Nga Mrike Rafuna
Vetërrëfim
Dhe nuk dua të mendoj
thjesht më mjafton vetëm të frymoj…
shpesh duam të tjerët më shumë se veten
kërkojmë ; këndojmē ; qeshemi me ta
ndërsa lotët I lëmē vetëm për vete.
Harrova që dhe unë kam një shpirt
kam mē shumē halle se një
të tjerët nuk I shohin
dhimbjen e maskoj me buzëqeshje
humbjet nuk i flas
ndoshta kështu është më mirë
vetrrëfehem për mëkatet që nuk I kam bêrë
apo ndoshta kam humbur nē to
Dhe tani nuk më kujtohen
më mjafton të marr frymē
kohën nuk andrroj ta kthej më asessi
thua vuajtjet do të kishin qenë më të mëdha. Se lumturia zgjat pak ndaj nuk A rrijmë ta ndjejmë
Dita ikēn bëhet natë
E nata bëhet ditë përsëri
nuk ka më rëndësi.
Kur shpirti mbetet I zbrazet dhe ngel duke pyetur :
Ç’është gjithë kjo hapësirē e pafund?
Ku mund të gjejë pak qetësi ?
M.R