Duket se kryeministri Edi Rama gjatë seancës së sotme në Kuvend nuk ishte i acaruar vetëm me deputetët e opozitës që nuk e lejuan të merrte fjalën përpara se të fliste Berisha, por edhe me nënkryetaren e Kuvendit, Valentina Leskaj.
Në videon më poshtë duket momenti kur Leskaj ka lëvizur nga vendi i saj duke tentuar t’i afrohet Ramës. Por ky nuk ka pritur shpjegime prej saj dhe disa herë ia ka bërë me dorë të largohej.
Kjo nuk është hera e parë që Rama bën sjellje të tilla në Kuvend. Kujtojmë kohë më parë kur reagoi ashpër ndaj ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila nuk duroi dot dhe u përlot.
Shihni videot.