Kryeministri Edi Rama hodhi një sërë akuzash të forta ndaj deputetit gjerman Gunther Kriuchbaum që pak ditë më parë renditi nga Tirana një sërë kritikash për qeverinë duke kërkuar që vendit tonë të mos i jepet hapja e negociatave me BE-në. Në një komunikim nëpërmjet Facebook Rama tha se ky është një zë pa mandat dhe që është kapur nga Partia Demokratike.