Home KRYESORE VIDEOGent Zenelaj rrëfen vështirësitë me Saimirin: ‘Në fillim bënim xixa’

VIDEO\Gent Zenelaj rrëfen vështirësitë me Saimirin: ‘Në fillim bënim xixa’

Prej vitesh Gent Zenelaj dhe Saimir Kodra drejtojnë bashkë një emision investigativ. Fillimisht në Agon Channel e tani në TV Klan me “Stop”, ata krijuan një dyshe të suksesshme duke arritur nivele të larta shikueshmërie (shiko këtu).

Por nuk ka qenë aspak e thjeshtë për Gentin, i cili vinte nga spektakle humori si “Portokalli” apo “Apartamenti 2XL”, të vihej në një pozicion më të vështirë, që prek drejtpëdrejtë problematika serioze, në krah të Saimirit, që për dhjetë vite kishte drejtuar “Fiks Fare”.

Ndaj edhe, siç e përcakton Zenelaj, nisja me Saimir Kodrën kishte shumë “xixa”, të cilat u shuan me kalimin e kohës.

“Kam patur gjithmonë ëndërr të isha pjesë e një emisioni investigativ. Siç duket, Sajmiri e kishte marr vesh këtë gjë dhe më ftoi ta bënin bashkë një projekt të tillë dhe unë pranova me kënaqësi. Në fillim nuk ka qënë e lëhtë, sepse me Sajmirin bëmë “xixa”. Ai i kishte hipur një treni qqë ecte me 300 km/orë, ndërkohë që unë nuk kisha ritme aq të shpejta edhe prej mungesës së eksperiencës në një format të tillë. Megjithatë isha unë ai që duhet të merrte vrull dhe jo të ngadalësonte Sajmiri. Tani jemi mirë, kemi kimi mes nesh!” , u shpreh ai në “Tek unë” në IN Tv.Përveç kësaj, edhe karakteri krejt i ndryshëm bënte punën e tij. Saimiri më i hedhur, më në sulm, kurse Genti natyrë më neutrale, që situatat i kalon me humor. Megjithatë siç e shpjegon Zenelaj, është Kodra ai që merr përsipër më shumë problematika mbi organizimin e emisionit.

“Saimiri është armë më e hapur, ka sulmin armën më të fortë. Unë kam mburojën, përpiqem t’i kaloj gjërat me humor, ndërsa Saimiri i merr të gjitha problematikat mbi vete, organizon stafin, që në orën 7 të mëngjesit.”

Media

Share: