Shefi i shtabit të emergjencave civile Shemsi Prençi në një prononcim telefonik për Ora News tregon situatën në të gjithë vendin si pasojë e reshjeve.
Autostrada Tirane- Durres- Situatë problemaktimë në segmentin e Kasharit dhe të Vorës, ku prezenca e ujit është 50- 70 cm në autostradë. Është orientuar lëvizja e mjeteve nga rruga e vjetër Ndroq.
Situatë prolematike në Shkodër. Ka dalë Drini nga shtrati është përmbytur një pjesë e lagjes Ajasëm të Shkodrës dhe punohet për evakutimin e familjeve.
Në Fushë Krujë ku janë evakuar shtatë familje. Niveli i ujit ka arritur në 1 m lartësi.
Tropojë, situate problematike ngta stuhi e shtrëngata. Kanë dëmtuar çatitë e disa shtëpive në fshatrat e Bajram Currit.
Nga reshjet ka pasur rrëshqitje dherash dhe është bkllokuar segmenti rrugor që lidh Bajram Currin me disa fshatra.
Në Gjirokastër ka vërshim i përrejve dhe lumejve të vegjël.
Është kërkuar nga kompanitë e kontraktura të marrin masas për mirëmbajtjen.
Kemi kërkuar dhe ndërhyrjen e ushtrisë sidomosos në zonën e Fushë Krujës ku janë angazhuar strukturat e ushtrisë
Në Burrel ka pasur fryrje të lumit Mat dhe të liqenit të Ulëzës
Apeli
Evitoni qarkullimet e panevojshme.
Angazhim i qyteëtve dhe kompaninve nëse munden të ndihmojnë
Janë në gadishmëri të gjithë strukturat operacionale
Të vlerësohet gjëndja e shkollave. Në ditët në vazhdim do të ketë shkarkesa të mëdha elektrike rrufe. Duhet ndërprerë shkolla në zonat malore
/Oranews.tv/