Home KRYESORE Vrasin punonjësin e karburanti për 60 mijë lekë!

Vrasin punonjësin e karburanti për 60 mijë lekë!

Ka ndodhur vrasja e punonjësit të karburantit në Sarandë, në Qafë-Gjashtë dhe është kryer me një çifte.

Sipas Policise, ngjarja ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se viktima është Artan Hoxha, banor i fshatit Gjashtë, punonjës i pikës së karburantit. Sipas burimeve zyrtare nga Policia, autori i pamaskuar ka mbërritur me një motor të kuq dhe ka qëlluar mbi 44-vjeçarin me çifte.

Autori më pas ka arritur të marrë 60 mijë lekë të reja dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkaq punonjësi i plagosur është dërguar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve.

Share: