Home KRYESORE Xha Llazi, metamorfoza e nje veterani…

Xha Llazi, metamorfoza e nje veterani…

Nga Agim Xhafka

Xha Llazi është veteran i luftës. E kam komshi dhe i shkova sot për vizitë. Se 29 nëntori është dita e tij.Ma hapi derën e shoqja, Frosa. Mbështjellë me shall e hedhur mbi shpatulla një pallto të vjetër. Sikur hyra në frigorifer. Në kuzhinë xha Llazi veshur e ngjeshur.

-Po del?- e pyeta.
-Jo,jo. Por kemi ftohtë e rrimë kështu.
-Po pse nuk ndez kondicionierin?
-Pastaj çfarë të hamë?!

Sinqerisht m’u dhimbs. Jo,vetëm ky si veteran,por çdo i moshuar duhet të ketë gratis ngrohjen. Më kujtohet babai që thosh plakut po i dhe zjarrin nuk pyet për pjatën.

Doja ta ngacmoja për votën që i dha rilindjes, për ilaçet e skaduara, per mosrritjen e pensionit,por më erdhi kaq keq sa e mbylla gojën.

-Hajdeni mbasdite nga unë,-u thashë. -Ngrohemi e bëjmë ndonjë dorë tavëll.
-Rrofsh,- tha xha Llazi,-por nga ora 5 deri në orën 9 në darkë shkojmë tek TEG-u. Autobuzi është falas e rrimë ngrohtë atje. Bëhemi shumë moshatarë bashkë.Sa kthehemi rrëshqasim në dyshek…

Dhe qeshte dinjitozi Llazi. E dinte që kishte votuar për vrasës e vjedhës,por nuk i shiste,as i përgojonte. Dhimbjen dhe vuajtjen i gëlltiste. Per të keqen e tij dhe tonën. Ah,mor Llaz…

Share: