Bashkimi Europian shpreh shqetësim për censurën ndaj medias në Shqipëri dhe ky zhvillim ndodh në prag të daljes së Opinionit të përvitshëm mbi përparimin e vendit tonë, në pritje të hapjes së negociatave të antarësimit.
ABC news ka siguruar draftin e rekomandimeve që do dalin nga mbledhja e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri, që do mbahet në Bruksel, javën e ardhshme, më 7 e 8 Nëntor.
Sipas te njejtit burim në dokument thuhet se këto rekomandime për Shqipërinë, janë dakordësuar mes dy parlamenteve. Një sinjal ky se censurën ndaj medias që e mohon në Tiranë, qeveria shqiptare e pranon para Komisionit Europian në Bruksel.
Në rekomandimin 12 të këtij dokumenti “u bëhet thirrje të gjitha palëve që të punojnë së bashku, për të krijuar një mjedis që nxit lirinë e vërtetë të medias dhe lirinë e shprehjes, duke shmangur çdo formë të censurës në media.”
Kujtojme qe ndaj censurës në media në Shqipëri reagoi këtë të mërkurë edhe Federata Europiane e Gazetarëve, e cila mbështeti shqetësimin e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë për dështimin e qëllimshëm të seancës dëgjimore në komisionin e medias me ish drejtoren e lajmeve të A1News, Alida Tota.
Gazetarja Tota u pushua nga puna pas një investigimi të bërë gushtin e kaluar në landfillin e Sharrës, nën administrimin e Bashkisë së Tiranës, ku humbi jetën 17 vjecari Ardit Gjoklaj.
Pak javë më vonë u mbyll emisioni investigativ Publicus, një ditë para se të transmetonte një investigim të ngjashëm në landfillin e Sharrës. Për këto raste pati një protestë të gazetarëve e aktivistëve civilë para Bashkisë së Tiranës.
Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë bën një kërkesë në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik më 20 shtator 2016 për të shqyrtuar çështjen.
Komisioni i Medias vendosi të mbajë një seancë më 26 tetor 2016 ku kishte ftuar ish-drejtoreshën e lajmeve të A1News Alida Tota dhe një përfaqësues të APJ, gazetarin Aulon Kalaja.
Në komision nuk u lejuar kamerat dhe mediat që të ishin prezente gjatë seancës dëgjimore edhe pse ato ishin të ftuara nga Kryetari i Komisionit, Z. Genc Pollo.
Ky i fundit akuzoi kryeministrin Rama për bllokimin e seancës, duke vënë në dukje se ai është duke kërkuar për të mbyllur rastin e vrasjes së të miturve dhe duke penguar gazetarët.
Zëvendëskryetari i Komisionit të Alfred Peza e konsideroi seancën si një arsye për të plotësuar qëndrimin anti-qeveritar të opozitës.
Nderkohe duket se me qendrim te njejte me ish gazetarin sot deputet i shumices qeverisese Alfred Peza duhet te jene edhe Istituti i MEDIAS qe drejtohet qe nga themelimi nga z. Remzi Lani dhe po ashtu Unioni i Gazetareve Shqiptar drejtuar nga z. Aleksander Cipa te cilet nuk jane ndjere aspak per keto raste ndersa nuk mungojne ne aktivitete qeverisese.