Home KRYESORE Zbulohet se Xhorxh Sorosi po pajton ushtri të fshehtë për trazira në...

Zbulohet se Xhorxh Sorosi po pajton ushtri të fshehtë për trazira në Amerikë?!

E vërtetë është? Raportohet se kompania Craigslist Ads po bën reklama në Shtetet e Bashkuara për të rekrutuar “protestues” me kohë të pjesshme kundër presidencës Tramp.

ffffffffffffffffffffff.JPG

Por ndërsa protestat vazhdojnë, lind një pyetje: Mos qëndron dikush pas skenës që kërkon të shohë luftë civile në vend? Përgjigja është se ka shumë të ngjarë që po.

Historia sikur përsërit vetveten, më shpejt nga sa shpresonim. Kur shfleton kujtimet, kush është ai që qëndron pas gjithë këtyre grupimeve të dhunsme të paguara? Xhorxh Sorosi, sigurisht. Këta provokuesit e paguar po e përkeqësojnë së tepërmi gjendjen.

Nëse e mbani mend, Sorosi u akuzua se ka paguar protestuesit të shkonin në Ferguson e të bënin trazira. Në fakt, nuk është vetëm një teori e çmendur republikane. “Daily Mail” raportonte se Sorosi shpenzoi 33 milion dollarë për të financuar protestat. “Washington Times” thoshte se nuk kishte asgjë të keqe, sepse humanisti Soros donte të ndihmonte lëvizjet e të drejtave qytetare. Duket gjë e zakonshme mes miliarderëve. Edhe Fondacioni Ford dhe ai Rokfeler kanë financuar “aktivizmin social”. Duket si kodi zyrtar i miliarderëve “përzieju dhe bëj rrëmuja”.

Gjejeni pak kush i mbushi çekun për protestat kundër Trampit në Kaliforni dhe Nju Jork? E gjetët… trolli i dashur hungaro-amerikan i të gjithëve.

Duhet të mbani parasysh edhe se organizata “Black Lives Matter” lindi nga protestat e Fergusonit./360grade.al

Share: