Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar 3 vjet burg për gjyqtarin e Beratit, Shyqyri Çobo. Ai është arrestua pasi i kërkoi favore seksuale një qytetarja në këmbim të zgjidhjes së çështjes së saj.
Mesazhet:
- Ende s’jam investuar në dobinë tuaj…Ndonëse statura juaj sociale post-martesore për një person që unë disponoj do të jetë ekzigjencë jetësore, kuptohet që të shijosh “triumfe…do të flasim!! Ok.
- Në qartësinë time sundon “Ideja” standarde se fshati xxxx përbëhet nga “komunitete ‘që në aspektin intelektual demonstrojnë DEFICENCË!!! Shtetas të quajtur Y.T. (babai i kallëzueses), për të qenë i sinqertë -Jo, nuk mendoj se e njoh … Gjithsesi, do komunikojmë gjykoj… Si mendon ?/ OK??
- …Mirëmbrëma…Ju jeni potencialisht e emancipuar …E kupton se …”Miqësia që të njoh progres – kërkohet komunikim dhe jo heshtje, aq më keq druajtje… Mirënjohje!!
- Kurani shprehet se “Ndjenja njerëzore më fisnike që Zoti i ka dhuruar njeriut është dashuria”!!
- Unë konstatova se –”sharmi yt femëror ishte tepër joshës dhe femëror… mos u prezanto me “modesti (thjeshtësi) të tepruar… do më falësh 100 herë, por “modestia “e tepruar është veti e njeriut ‘Naiv’ (budalla)… për atë performancë që ke, duhet të ndjehesh krenare! Ok?