Home KRYESORE Dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë nëpërmjet disa shifrave

Dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë nëpërmjet disa shifrave

Nga Kastriot Dervishi

Duke parë se ka nisur prej kohësh një fushatë agjitacioni se çfarë ka bërë shumica e sotme për të përndjekurit politikë, e shoh me vend të shkruaj diçka. Pavarësisht se kam përgatitur me specialistët e Arkivit të MPB-së gjithë këto dosje, asnjëherë nuk e kam parë të arsyeshme të bërtas e të lavdërohem, siç po dëgjoj tani nga faktorë që jo vetëm nuk kanë bërë gjë, por edhe kur kanë pasur, vetëm kanë prishur punë. Madje dëgjoj lloj-lloj budallallëqesh me fjalët “në këto 25 vjet”, për një proces që filloi në vitin 2008.

Bëhet fjalë për zbatimin e ligjit nr.9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, i ndryshuar.

Peshën kryesore në këtë proces e përballoi Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Sektori i Dëmshpërblimit në Ministrinë e Drejtësisë. Nga kjo punë e jashtëzakonshme, në vitet 2008-2013, u miratuan 25 vendime të Këshillit të Ministrave.

Deri në afatin e caktuar janë bërë rreth 21 mijë aplikime. Janë marrë vendime për rreth 11.000 dosje. Kanë mbetur pa shqyrtuar edhe 10.000 dosje.

Situata ndryshoi pas vitit 2013. U shkri i gjithë personeli i sektorit në Ministrinë e Drejtësisë dhe u shkurtua akoma më shumë Arkivi i MPB-së.

U ndalua procesi i shqyrtimit të dosjeve dhe në mënyrë të habitshme Këshilli i Ministrave me përjashtim të një rasti, nuk miratoi dëmshpërblime të tjera.

Nga viti 2013 e deri tani qeveria e sotme ka miratuar vetëm një listë dëmshpërblimi. Nuk ka shqyrtuar dosjet e tjera. Nuk ka nxjerrë VKM-në për përllogaritjen e skemës së pensionit për të internuarit pas vitit 1954, etj. I është vijuar dëmshpërblimi një numri personash që duhet të jetë nën 1.000, duke bërë pasive rreth 10.000 dosje që duhet të vijonin dëmshpërblimin. Pra procesi ka kaluar në një dëmshpërblim shumë të kufizuar.

Në mënyrë që publiku të dijë disa shifra në lidhje me procesin e dëshpërblimit dhe listat e shpallura fituese.

VITI 2008
VKM nr.1699, datë 29.12.2008, lista 1

VITI 2009
VKM nr.707, 23.6.2009, lista 2
VKM nr.784, datë 1.7. 2009, lista3
VKM nr.1147, datë 25.11.2009, lista 4
VKM nr.1231, datë 11.12.2009,lista 5
VKM nr.1259, datë 23.12.2009, lista 6

VITI 2010
VKM nr.268, datë 21.4.2010, lista 7
VKM nr.382,datë 19.5.2010, lista 8
VKM nr.714, datë 25.8.2010, lista 9
VKM nr.1015, datë 10.12.2010,lista 10
VKM nr.1069, datë 29.12.2010, lista 11

VITI 2011
VKM nr.61, datë 26.1.2011, lista 12
VKM nr.99, datë 4.2. 2011, lista 13
VKM nr.135, datë 23.2.2011, lista 14
VKM nr.196, datë 9.3.2011, lista 15
VKM nr.230, datë 13.3.2011, lista 16
VKM nr.297, datë 14.4.2011, lista 17
VKM nr.363, datë 4.5.2011, lista 18
VKM nr.390, datë 25.5.2011, lista 19
VKM nr.457, datë 22.6.2011, lista 20
VKM nr.691, datë 12.10.2011, lista 21

VITI 2012
VKM nr.186, 6.3.2012, lista 22
VKM nr.497, datë 01.8.2012, lista 23

VITI 2013
VKM nr.509, datë 13.6.2013, lista 24
VKM nr.510, datë 13.6.2013, korrigjime

VITI 2015
VKM nr.502, datë 10.6.2015, lista 25

Share: