Home KRYESORE A po ushtron presion ndaj Kinës presidenti Trump?

A po ushtron presion ndaj Kinës presidenti Trump?

Me emrin e Navarros Presidenti Trump ushtron presion ndaj Kinës.

Politika e jashtme dhe e tregtisë e Presidentit të ri amerikan Donald Trump po merr korniza gjithnjë e më të qarta – me vetë faktin që për postet ministrore janë emëruar këshilltarë miqësorë ndaj Rusisë dhe kritikë ndaj Kinës. Gjatë fushatës Trump ka paralajmëruar se do të fusë dogana të posaçme për importimin e mallrave kineze në SHBA. Duket se ky nuk është vetëm një kërcënim i kotë, sepse presidenti mund të vendosë masa të tilla pa miratimin e Kongresit.

Me ligjet si ‘Trading with the Enemy Act’ nga viti 1917 dhe ‘Trade Expansion Act’ nga vitit 1962, apo ‘International Emergency Economic Powers Act’, të Richard Nixonit nga viti 1977, edhe presidentët tjerë para Trumpit kanë ushtruar presion ndaj partnerëve tregtarë.

USA Peter Navarro Professor Universität von Kalifornien (Imago/Zumapress)

Emërimi i Peter Navarros, bashkëautorit të programit ekonomik të Trumpit, për shef të Këshillit Kombëtar për Tregti, është edhe një dëshmi tjetër se presidenti i ri i ka seriozisht kërcënimet ndaj ekonomisë kineze. Politologu nga Këlni, Thomas Jäger thotë se hapat e tanishëm dëshmojnë se Trumpi do të ndryshojë në tërësi politikën e tij të jashtme dhe të tregtisë. “Emërimet dëshmojnë se Trumpi për dallim prej kancelares Merkel nuk do t’u përshatet rrjedhave, por do që t’i përcaktojë ato.”

‘Vdekja nga Kina’

Profesori i ekonomisë Navarro është bashkëautor i librave “Vdekja nga Kina” dhe “Luftërat e pritura në Kinë”. Ai llogaritet si një prej kritikëve më të mëdhenj të Kinës. Sipas tij, ekonomia kineze do të ketë probleme të mëdha me rritjen e konjukturës dhe me borxhe. Ekspertët mendojnë se Kina është e detyruar të shënojë një rritje prej më shumë se 6%, nëse do të mbajë qetësinë në popull. Me 2015 ekonomia e Kinës është rritur 6,9 % ndërsa këtë vit do të jetë rreth 6,5 %. “Udhëheqësia e shtetit dhe partisë janë nën presion të madh për ndryshime strukturore në ekonominë kineze. Qëllimet ekonomike janë arritur deri tani çdo vit, por cili është çmimi?”, thotë eksperti Mikko Huotari. Shteti po detyrohet të ndërhyjë gjithnjë e më shumë në ekonomi për të ruajtur stabilitetin.

China Donald Trump auf Titelseite einer Zeitschrift (Getty Images/AFP/G. Baker)

Vrendimmarrësit në SHBA mendojnë se duhet ta shfrytëzojnë këtë gjendje për qëllimet e veta ekonomike, thotë Thomas Jäger. “Duket se ka kaluar koha e heshtjes ndaj zhvillimeve në Kinë. SHBA do të ridefinojë raportet me Rusinë, me qëllim që ate ta bëjë partnere në politikën kundër Kinës. Kjo mund të paraqesë një presion shumë të madh ndaj Kinës dhe të përmirësojë pozitën e SHBA”, thotë Jäger.

Udhëheqja kineze nën presion

Edhe eksperti Heribert Dieter mendon se Kina mund të jetë humbëse në konfliktin tregtar me SHBA. “Partia Komuniste ka nevojë për një zhvillim të qendrueshëm ekonomik për t’u legjitimuar para popullit të saj. Ndaj ajo nuk ka kurf

Symbolbild Trump Putin (Getty Images/AFP)

arë interesi që të fillojë një luftë tregtare me SHBA.” Por rreziku i një lufte tregtare është i madh edhe për SHBA, mendon Dieter.

Kina ka probleme të mëdha edhe tani për shkak të largimit të kapitalit në vlerë prej miliarda euro nga vendi, pohon Mikko Huotari. “Në fund të tetorit është mbajtur një takim i jashtëzakonshëm i Komisionit të Byrosë Politike të PK të Kinës, ku është biseduar për largimin e kapitalit nga vendi.” Kjo është një shenjë që Kina po e merr shumë seriozisht këtë problem. Prej këtij takimi janë ndërmarrë masa të shumta për ndalimin e largimit të kapitalit. Eksperti Heribert Dieter mendon se mungesa e besimit të pronarëve të parave ndaj ekonomisë së tyre në Kinë paraqet një problem shumë domethënës. Dhe kjo mund të jetë një përparësi për SHBA.(Marre nga radio gjermane “DW”)

Share: