Home KRYESORE Akuza e ish-kreut të shërbimit sekret Grek: Turqia po armatos Shqipërinë

Akuza e ish-kreut të shërbimit sekret Grek: Turqia po armatos Shqipërinë

Tensonet e fundit Greqi-Shqipëri, me deklarata deri diku provokative, kanë nxitur një reagim të ish-kreut të Shërbimit Sekret Grek, Korantis Johannis. Sic citohet në një blog, Johannis në një debat politik në një televizon grek, ka thënë ndër të tjera se Turqia po dërgon në Shqipëri armë.

“Ankaraja po ndihmon Shqipërinë ushtarakisht, e cila mund të kthehet në një situatë kundër Greqisë, në një rast të veçantë”, ka thënë Korantis. Ajo që nuk bëhet me dije është se për çfarë armësh bëhet fjalë ose mbetet vetëm një deklaratë e ndikur nga tensonet e fundit.

Korantis Johannis, një ish-Drejtor i Shërbimit Sekret i EYP, ka nënshkruar gjithashtu edhe një peticion, ku së bashku me 20 ambasadorë të Greqisë, kërkojnë që ish-kryeministri grek Antonis Samara, të ushtrojë presion mbi Shqipërinë për autonomi në Epirin e Veriut.

Sipas tyre kjo duhet të ndodhë para hapjes së negociatave të Shqipërinë me BE-në.

Ndërkohë që ana e saj Greqia ka vendosur kushte të vetos për Shqipërisë, lidhur me respektimin e të drejtave të grekëve në Shqipëri, sidomos në rajonin e Himarës.

Dy ministrat e qeverisë greke, Kotsias dhe Kammenos, janë vënë në lëvizje pas arrogancës së treguar prej qeverisë së Shqipërisë mbi grekët në Himarë, thuhet më tej në shkrim.

Share: