Ben Blushi ka sulmuar nga Zagrebi kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, pas lajmit se kjo bashki ka dalë garant për punësimin e Lul Berishes
Sipas Blushit, në fakt është Lul Berisha ai që ka punësuar Dakon, dhe jo e kundërta.
“Amerikanët thonë se Gjushi i ka premtuar Gjykatës të punësojë Lul Berishën në Bashkinë e Durrësit.
E kanë gabim.
Lul Berisha e ka punësuar Gjushin ne Bashkinë e Durrësit.
Pra ky i fundit e ka plotësuar Formularin e Punës që ndryshe njihet si Formulari i Rilindjes.
Para Gjushit të njëjtin Formular e ka plotësuar Elvis Roshi, Arben Ndoka, Mark Frroku, Klement Balili dhe shumë shokë të tjerë të Edi Ramës që janë ende në parlament. Ja pra pse nuk bëhet Vetingu për gjyqtarët: që të lirohen të gjithë nga burgu.
Kush do të kuptojë pse s’na pranojnë në Europë të lexojë Formularin e Rilindjes”, shkruan Blushi.