Sot Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste vendosi për rikthimin si anëtarë të saj për Luan Hajdaragën, Et’hem Rukën, Ilir Zelën si dhe për ish-deputetin Bukurosh Stafa. Dhe këto lëvizja sipas ish-Kryeministrit Sali Berisha nuk kanë ndodhur rastësisht.
Në facebook Berisha shkruan se këta “devijues” të PS-së afrohen tani për të balancuar largimin e Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit dhe përjashtimin e Koço Kokëdhimës.
“Rehabilitohen shoku Luan Oriz Aga dhe ish ministri Ethem Ruka si dhe deviatore te tjere te Partise per te mbyllur varren e largimit te Libra dhe sivlla Kokedhimes”, shkruan Berisha.