Home KRYESORE Berisha: Zbulohet grupi armiqesor italian ne Shqiperi?!

Berisha: Zbulohet grupi armiqesor italian ne Shqiperi?!

Nga Sali Berisha

Nje lajm i denje vetem per Kolumbine e Europes nga çunat e Saje qorrit: Zbulohet grupi armiqesor italian ne Shqiperi?! Damkosen organizatat nderkombetare

Te dashur miq, sot policia e gjenerates se kanabisit dha nje lajm te pandegjuar keto 26 vjet. Sipas ketij lajmi, ne Durres, me operacionin “çiklisti” u arrestuan 6 shperndares drogash te forta me ne krye Florian Likmeta. Mirepo ajo qe te bie ne sy dhe qe eshte e pazakonte ne kete njoftim, eshte lajmi se “klientët e shperndaresve te droges ishin edhe italiane funksionarë të organizatave te ndryshme në Shqipëri”.

Nga ky lajm dalin dy ceshtje; se pari, damkosen organizata dhe jo persona dhe kjo nuk eshte e paqellimshme. Se dyti, damkosen nje grup italian dhe jo individe te caktuar perdorues droge.

Ne Shqiperi dihet se jane me dhjetra organizata te huaja nderkombetare, ne te cilat punojne dhjetra qytetare italiane, sikunder ka dhe organizata italiane. Por ketu behet fjale per funksionare dhe jo shofere apo korriere italiane.

Ky lajm jo transparent, qe njollos organizata me funksionare italiane, te kujton me teper lajmet e vjetra te zbulimit te nje grupi armiqesor apo te perpjekjes per te rekrutuar me droge nje grup te huajsh me origjine italiane, funksionare te organizatave nderkombetare? apo italiane? Tani te shohim pas italianeve kush e ka radhen?! sb

Share: