Home KRYESORE BIRN: Gjermania para hapjes se negociatave kërkon luftë kundër korrupsionit, drogës dhe...

BIRN: Gjermania para hapjes se negociatave kërkon luftë kundër korrupsionit, drogës dhe krimit të organizuar

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë i tha agjencisë se gazetarise investigative BIRN se në mbledhjen e Këshillit Europian më 13 dhjetor Berlini pritet të mbështesë pikëpamjet e Komisionit Europian se BE duhet ta hapë negociatat me Shqipërinë por, sapo të zbatohen pikat kyçe të reformës në drejtësi dhe ligji i vetingut.

I njëjti burim thotë se është e rëndësishme për Shqipërinë të implementojë reformën e shumë-pritur në drejtësi dhe të vazhdojë përpjekjet në drejtim të 5 prioriteteve kyçe – në veçanti, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës

“Ne mirëpresim vendimin e Komisionit Europian për nxjerrjen e një rekomandimi për të hapur negociatat e anëtarësimit, në varësi të progresit të besueshme dhe të prekshëm në zbatimin e reformës në drejtësi, në mënyrë të veçantë, ri-vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, tha burimi zyrtar nder te tjera per BIRN.

“Ne jemi të bindur se qeveria shqiptare ka vullnetin, kapacitetin dhe mbështetjen e popullit shqiptar për të zbatuar në mënyrë të qëndrueshme reformat të rëndësishme në muajt që do të vijnë, siç kërkohet nga Komisioni Europian para hapjen e negociatave”, ka shtuar burimi duke qartesuar se hapja formale e tyre do jete pas ketyre rrezultateve.

Nje zhvillim te tille e paraljmernte edhe televizioni gjerman ARD ne nje artikull te tij ku i referohej vizites se ministrit gjerman te bujqesise ne Tirane, i cili sipas ARD ja ka bere te qarte kete gje qeverise se Tiranes.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi mbrëmë se Gjermania ia ka komunikuar zyrtarisht qeverisë Shqiptare se nuk do të votojë pro hapjes së negociatave. Ky komunikim, sipas Bashës, i është bërë ministrit të jashtëm, Bushati. Ai tha se është në dijeni të këtij fakti, për shkak se qeveritë e vendeve anëtare të BE komunikojnë jo vetëm me qeverinë, por edhe me opozitën.

Share: