Home KRYESORE Braçe: Te vërtetat e deklaratës së ambasadorit Lu

Braçe: Te vërtetat e deklaratës së ambasadorit Lu

Deputeti i Partise Socialiste, Erion Braçe tha në studion e Ora News se procesi i Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët duhet bërë me pahir.

I pyetur për deklaratën e ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu për mos arrestimin e Klement Balilit, Braçe thotë se e gjithë historia fillon dhe mbaron me sistemin.

Braçe: Kam përshtypjen, deklarata e ambasadorit amerikan ka shumë të vërteta brenda, që të jemi të ndershëm në këtë rast dhe të themi të vërtetën. Natyrisht, edhe unë e kam dëgjuar faktin që ka pasur një presion shumë të madh në harkun e 7 muajve për të kryer veprime juridike për personin në fjalë.

Natyrisht, përfshijnë hetimet dhe në fund fare që të konkludonin edhe me arrestimin e këtij personi që akuzohet për vepra të rënda penale në Greqi. Ajo që vura unë re në deklaratën e ambasadorit Lu ka të bëjë me faktin që institucionet që merren me këtë çështje. Prokuroria në radhë të parë, dhe më tutje, Ministria e Drejtësisë, më tutje Policia e Shtetit që angazhohet e fundit në një proces të zbatimit të një urdhër-arresti të nxjerrë nga Prokuroria, dhe të verifikuar apo të mbështetur me vendim nga Gjykata, duhet të bëjë detyrën.

Fillon dhe mbaron me sistemin dhe kur flasim për sistemin, duhet të fillojë menjëherë zbatimi i reformës në drejtësi. Dhe kur rikthehemi shumë fort tek reforma në drejtësi, ka një element të rëndësishëm; Vettingu. Vettingu ka ardhur dita që të bëhet me pahir, me hir nuk e donin, me hir gjykatësit e bllokuan, tani duhet bërë me pahir.Oranews/

Share: