Home KRYESORE Diplomati Genci Mucaj ne Kore te Jugut me aktivitetin e “People to...

Diplomati Genci Mucaj ne Kore te Jugut me aktivitetin e “People to People”

Ish Ambasadori yne ne turqi z. Genci Mucaj, ishte i ftuar i nderit me rastin e ceremonise te organizuar nga PTPI Korea per ndarjen e cmimeve per individe dhe organizata te ndryshme per kontribute te vecanta ne promovimin dhe ruajtjen e paqes, zgjidhjeve te konflikteve, misioneve humanitare dhe edukative.

Ky takim u zhvillua ne Seoul të Korese se Jugut ne prani te rreth 1000 te ftuarve nga mbare bota! Ambasadori Mucaj mbajti fjalen pershendetese ne cilesine e Kryetarit të Bordit të Trustees të People to People International dhe emer te Presidentes të PTPI Mary Jean Eisenhower, mbesa e Presidentit Amerikan Dwight D Eisenhower!

Ne fjalen e tij Mucaj shtoi se elemeti paqedashesh shihet ne te gjithe historine e Kombit shqiptar ndaj fqinjeve qe e kane rrethuar dhe se Shqiperia eshte nje faktor moderator ne rajonin e Ballkanit ne ruajtje te Paqes.

Cfare eshte PTPI ?

People to People International eshte nje nga Organizatat me te medha ne SHBA me presence ne të gjithë boten!

PTPI u themelua ne 11 Shtator 1956 nga Presidenti Republikan dhe Gjenerali legjendar i forcave aleate, Eisenhower qe njihet si nje nga Presidentet me te admiruar ne historinë Amerikane edhe pas mbarimit te mandatit te tij presidencial!

Ai besonte se nëse njerëzit njihen dhe behen miq me njeri tjetrin pavarësisht kombësive apo besimeve te ndryshme, paqja mund të arrihet me lehte dhe se miqtë nuk mund të luftojnë njeri tjetrin!

PTPI ishte  pjese e Departmemtit American te Shtetit ( U.S information agency) kur u themelua si një organizate jo qeveritare, jo fetare dhe jo politike për të promovuar paqen nëpërmjet mirëkuptimit ndërkombëtare!

Prej vitit 1956, PTPI ka patur rreth vetes Presidente, Ambasadore, njerëz nga te gjitha fushat e jetës me mbi 120 mije anëtare me 138 vende te botes dhe gëzon status te veçante ne Kombet e Bashkuara për rolin e çmuar qe ka ushtruar kjo organizate.

Amb Genci Mucaj prezantoi PTPI ne Shqipëri ne nëntor të 1998 dhe prej asaj kohe ai dhe anëtaret e tjerë te PTPA kane vendosur Shqipërinë ne hartën e botes dhe aktiviteteve paqësore te saj!

Ambasador  Mucaj ka shërbyer prej vitesh si anëtar i Bordit te Drejtoreve dhe është zgjedhur se fundmi edhe Chairman of the Board of Trustees of PTPI! Presidentjae PTPI Mary Eisenhower ka vizituar 3 here Shqipërinë dhe është takuar me funksionaret me te larte te vendit!

Per informacione te me tejshme ju lutem vizitoni
www.ptpi.org

Share: