Temperaturat do të vijojnë të bien nga dita në ditë, duke e bërë të dielën ndoshta ditën më të ftohtë të dhjetorit.
Sipas sinoptikanëve kjo është pasojë e rrymave të ftohta siberiane.
“Deri në fundjavë pritet te jemi në ndikimin e motit të kthjellët por shumë të ftohtë. Pritet të kemi sërish në fundjavë edhe një tjetër rënie duke bërë që termometri të zbresë në zonat malore deri në 10 apo 11 gradë”, tha Lajda Porja.
Kryesisht këto janë vlera , më të ulëta krahasuar me mesataren shumëvjeçare të muajit në të cilin ndodhemi.
Megjithatë parashikohet që i ftohti siberian të largohet nga java e ardhshme, duke e bërë motin pak më të ngrohtë. /tvklan/