Home KRYESORE Elvis Roshi me ministren Harito inaguron qendrën e shërbimeve publike…

Elvis Roshi me ministren Harito inaguron qendrën e shërbimeve publike…

Në Kavajë është inaguruar sot qendra e parë e shërbimeve publike në një ndalesë të vetme, e menaxhuar nga Agjencia e Shërbimeve Publike ADISA.

Në ceremoninë e inagurimit merrte pjesë ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi.

Ky i fundit vazhdon të jetë në një proces gjyqësor të nisr pas miratimit të ligjit për dekriminalizimin.

Elvis Roshi është një prej kryebashkiakëve të akuzuar më së shumti nga opozita dhe media për të shkuarën e tij me rekorde kriminale.

Pas presionit të lartë Roshi dha dorëheqjen, por më vonë u rikthye sërish në postin e kryebashkiakut./lapsi.al

Share: