Ministri i Energjisë iu përgjigj sot shqetësimeve të ngritura nga investitorët privatë ekzistues të hidrocentraleve,ne raport me çmimin me të cilin shteti u garanton blerjen e energjisë atyre.
“Në çdo rast nuk do të ketë një tarifë më të ulët nga sa e kemi sot. Pra, do të vendosim një çmim mbrojtës, dysheme.”, u shpreh Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë.
Duhet thene se HEC-et private kundërshtuan nënshkrimin e kontratave të reja, që transferojnë shit-blerjen e energjisë nga KESH tek OSHEE me argumentin se kontrata e re i bënte subjekt të ndryshimeve në ligj që do të çonin në një çmim të pafavorshëm për investimet e tyre.
Por ministri Gjiknuri garantoi se kjo formula që do të përdoret hedh poshtë këtë pretendim te tyre. Garancinë për blerje të energjisë nga shteti për 15 vitet e kontratës koncensionare e kanë rreth 100 HEC-e, të dhëna para vitit 2013.