Ndërkohë që në kryeqytet do të festohet nata e ndërrimit të viteve, në terren për garantimin e rendit do të jenë rreth 500 policë. Uniformat blu, do të jenë pranë lokaleve dhe mjediseve publike ku do të festohet.
“Policia ka marrë masa dhe informacion 100 % për objektet ku do të ketë festime. Për ccdo rast policia do të jetë aty dhe do të japë ndihmën më të shpejtë”, thotë për Tch, Dimitraq Ziu, zvdrejtor i policisë Tiranë.
Por gjatë festimeve, do të ketë edhe kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa rrugë. “ Në orën 22.00 do bllokohet hyrja në bllok dhe rrugën “Ismail Qemali”, ndërsa në orën 24.00 do të bllokohet lëvizja në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, thotë Ziu.
Për të shmangur incidentet, policia ka vijuar me kontrollet për fishekzjarret e rrezikshme.
“ Janë bllokuar mbi 7 mijë copë lëndë piroteknike me fuqi shpërthyese tej normave të lejuara”, bën të ditur z. Ziu.