Home KRYESORE Grabitet banka te 21 dhjetori: Autorët lanë armën duke ikur

Grabitet banka te 21 dhjetori: Autorët lanë armën duke ikur

Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi grabitjen e bankës mëngjesin e sotëm në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar rreth orës 08:25 te një filial i një banke të nivelit të dytë, tek kryqëzimi i “21 Dhjetorit”, kanë hyrë dy shtetas të dyshuar me armë zjarri dhe të maskuar me shall dhe kapele, të cilët pasi kanë neutralizuar punonjësit e sigurisë së bankës, kanë marrë një sasi lekësh në kasë.

Nga veprimet e para, është sekuestruar një armë zjarri pistoletë e cila dyshohet se është lënë nga autorët

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e personave dhe kapjen e tyre.

Ndërkohë shërbimet e policisë po krehin zonën përreth si dhe janë ngritur pika kontrolli.

Share: