Home KRYESORE Hartimi i PLANIT RREGULLUES TIRANE, përjashtohen zërat oponent!

Hartimi i PLANIT RREGULLUES TIRANE, përjashtohen zërat oponent!

Nga Besnik Aliaj

Hartimi i PLANIT RREGULLUES TIRANE (PPV) tashme ka tejkaluar cdo norme morale e profesionale, dhe cdo rregull e ligj ne fuqi, ne lidhje me menyren e hartimit te tij, procedurat teknike, si dhe me detyrimet ligjore te berjes transparence reale publike, dhe sidomos me procedurat e konsultimit dhe vleresimit te impaktit mjedisor …

Keshilli Bashkiak, Komisioni perkates qe mbulon ceshtjet e planifikimit te territorit, dhe sidomos Opozita jane perjashtuar totalisht nga cdo e drejte informimi dhe konsultimi e vendimmarje … Institucionet e specializura, shoqatata profesionale, rrethet akademike jane injoruar teresisht dhe qellimisht … Rrjedhimisht edhe publiku ne teresi eshte perjashtuar nga e cdo e drejte informimi per ceshtje me interes te larte publik …

Ajo qe ka ndodhur kete rradhe ska ndodhur ne asnje rast te meparshem ku jane bere tentativa te tjera planifikimi per qytetin … Plani tashme eshte jo vetem nje mister por eshte teresisht i personalizuar. Ai eshte mbyllur ne qarqe e grupe shume te ngushta oligarkike te sipermarrjes, politikes dhe medias. Cudira dhe menxyra priten te degjohen kur ai te miratohet, dhe pasojat do te jene te parikuperueshme …

Kjo sepse plani, territori dhe asetet e Tiranes po konsiderohen nga dikush si trampoline per karriere politike dhe pushtet ekonomik ne nivel kombetar. Kjo ka ndodhur edhe me pare ne Tirane, por jo me kaq arrogance dhe mungese frike nga ligji sa kete rradhe!

Tani eshte momenti qe duhet reaguar nga gjithe publiku, sepse me pas do jete vone! Kjo per aresye se Bashkia po e perdor si alibi miratimi i Planit te Pergjithshem dhe per “aktivitet e vecanta zhvillimore” qe do te ndodhin me pas, e qe kane ndikim fatal ne mjedis, dhe per te cilat neser do kerkohet leje mjedisore. Marrja e lejes mjedisore pastaj si rrjedhoje do konsiderohet “formalitet”, apo edhe nuk do kerkohet fare leje mjedisi, sepse do pretendohet qe leja eshte dhene nje here per Planin e Pergjithshem … Rasti i Parkut te Liqenit dhe Stadiumit Kombetar jane ende te freketa …

Bashkia neser do te pretendoje rrejshem se e ka kryer procesin konsultativ per Planin e Pergjithshem, dhe se nuk ka pasur asnje kundershti, e ne keto kushte si ne rastin e parkut te liqenit do te gjenden kleckat qe te behet e veshtire per zyrtaret e mjedisit, pergjegjes per dhenien e lejeve, qe te refuzojne lejet per aktivitete te vecanta …

Ftoj qytetaret e thjeshte, ekspertet e planifikimit, arkitektures, trashegimise, mjedisit, infrasruktures, demografise, ekonomise, ceshtjeve sociale, arsimit-sportit-kultures, etj te ngrene zerin fort tani sa nuk eshte vone … Ta detyrojme bashkine te beje transparencen reale te planit, dhe te ushtrojme te drejten e ligjshme te informimit …

letra-aliajNe kete moment Bashkia Tirana jo vetem po fsheh por po refuzon te jape informacion ne menyre te qellimshme! Personalisht jam shprehur edhe me pare si qytetar dhe profesionist, por edhe si keshilltar bashkiak. Permes Z. Leonard Olli dhe grupin e keshilltareve te opozites kemi kerkuar me shkrese zyrtare te na vihen ne dispozicion dhe ne kohe materiali i plote … e madje autoret duhet te vinin dhe te prezantonin punen para ketij grupi keshilltaresh bashkiak dhe komisionit te planifikimit dhe zhvillimit te territorit … te merrnin mendime konstruktive dhe te ndanin punen me ne! … Pse keshtu hartohen planet ne Milano apo ne Roterdam?! … Boll! Ju nuk mund te talleni me me nje qytetet te tere. Ky eshte ne rastin me te paket racizem, paragjykim dhe korrupsion!

Bashkia ne menyre qesharake nderkohe del para mediave dhe na ushqen me genjeshtren e rradhes; se plani do dorezohej ne korrik, ne shtator, ne tetor, pastaj ne netor … e se fundi u tha brenda Dhjetorit 🙂 … Per te qeshur e per te qare! … Kjo eshte nje loje e keqe qe nuk e gelltit me askush … por qe nje dite do kete pergjegjes konkrete!

Share: