Nga Priamos Bollanos
Jo rrallë segmente të caktuara analistësh, publicistësh, historianësh, por edhe politikanësh shqiptarë, të mbështetur edhe nga pushtetarët vendore dhe nga disa figura publike të Krahinës, moton e banorëve të Bregdetit Jonian “ Himara e Himariotëve” e trajtojnë shtrëmbër dhe nisur nga pozita të caktuara nacional-komuniste, si një rryme semperatiste dhe etnocentriste, në ndonjë rast tjetër , si një rrymë partikulariste , si diçka e veçantë “ as turq, as romios (dmth i krishterë), por vetëm himaritotë”!
Veçanërisht, kur Himariotët ngrihen dhe protestojnë për mbrojtjen e të drejtave themelore të tyre, për të drejtën e pronësisë, të mbrojtjes së vetdijes historike, të kulturës dhe traditës së tyre, pa përjashtuar në këtë rast periudhat e nxehta të fushatave elektorale, statusi “Himara e Himariotëve” në emër gjoja të patiotizmit ndaj Atdheut, lakohet dhe përdoret prej tyre si mjet presioni dhe shantazhi, ndaj Himariotit të thjeshtë për ti mbyllur gojën, për ta përkulur e marrë në për këmbë atë, në rastin më ekstrem për ta detyruar atë të largohet nga vendlindja dhe tokat e progonëve të vet.
Si intelektual dhe bir i Himarës, prej kohësh më kishte shqetësuar dhe më shqetëson një praktikë dhe një synim i tillë. Jo vetëm sepse bie ndesh me lirinë e fjalës dhe të mendimit që duhet të sundojë në një sistem me të vërtetë demokratikë dhe të një shteti ligjor, por edhe për faktin se një qëndrimi i tillë është tërësisht antishkencor dhe nuk përkon me të vërtetat historike.
Gjithashtu, më shqetëson fakti, sepse duke shtrëmbëruar të vërtetat historike dhe kërkesat e drejta të Himariotëve dhe duke i paraqitur ato si kërkesa joreale, jo historike dhe jo të drejta, ndërsa Himariotët, të cilët kanë si gjuhë amtare greqishten, mundohen ti paraqesin si grindavecë, përçarës, shtrëmbërues të të vërtetave dhe, në rastin më ekstrem, si vegël dhe përçues të politikës dhe synimeve grabitqare të tjerëve, ai përkon dhe pak dallohet nga qëndrimet e vjetra ballkanike nacional-religjoze.
Për pasojë të kësaj ai ushqen një frymë thellësisht reaksionare dhe antihimariote me ndikime të ndieshme në ndërgjegjen dhe veprimin e opinionit publik në Shqipëri, përmes “ krijimit të armiqëve imagjinarë dhe të piratëve të përtej detit”, me ndikime serioze në prishjen e unitetit dhe të bashkëekzistencës etno-religjoze të banorëve autoktonë, gjë që në Himarë, në raste të veçanta, ka çuar jo vetëm në përplasje gjakësore, por dhe në humbje të jetëve.
Himara si krahinë, nga Llogaraja deri në Nivicë Bubar, e njohur edhe si “Rivjera e Shqipërisë”, ose Bregdeti Jonian, krahas veçorive gjeopolitike ka edhe veçoritë e veta historike. Gjatë gjithë e gzistencës së saj, që nga antikiteti i hershëm dhe deri në kohrat moderne, ajo ka prodhuar më shumë histori se sa bukë. Në mesjetë, në saje të luftës heroike të banorëve, udhëhequr nga kapedanët trima Himariotë, Himara me forcën e armëve dhe jo si dhuratë nga Porta e Lartë, detyroi Perandorinë më të fortë të kohës, t’i njihte asaj venomet historike. Ato megjithëse, ishin siç thote latini “Lex non scripta”, në esencë përfaqësonin një pluralizëm normash juridike, administrative dhe financiare.
Mbështetur në doket, zakonet dhe në traditën popullore të Krahinës, Venomet Himariote rregullonin tërësinë e marrëdhënjeve pronësore, ekonomike, shoqërore dhe gjithë bashkëjetesën e popullsisë së Krahinës. Duke pranuar vetëm Plotfuqishmërinë e Sulltanit dhe duke paguar, në majën e shpatës, një haraç simbolik ndaj tij, ato i siguronin Himarës një status të veçantë politik, një autonomi me vetqeverisje popullore, në formën e një Principate. Është kjo rësyeja, që jo vetëm për botën Perëndimore por edhe për një pjesë të botës së Lindjes, Himara në atë periudhë përfaqësonte Sinonimin e Lirisë.
Është e kuptueshme që me një trevë të tillë, me autonomi shekullore politike dhe ekonomike, por edhe me kushte të veçanta gjeostrategjike, synonin të kishin marrëdhënie të mira, pa fshehur as një herë dhe synimet e tyre lakmitare, jo vetëm trevat brenda hinterlandit ato të Lindjes , por edhe trevat e përtej detit, dmth ato të Perëndimit. Për arsye të njojtura tashmë nga historia, kjo Krahinë gjatë kësaj periudhe njohu lëvizje të shumta demografike, imigrime dhe emigrime njerëzish, përzierje të popullsisë së saj autoktone me të ardhurit e shumtë me etni dhe besim të ndryshëm, dhe mbi këtë bazë u krijua një trevë e gjerë multi-kulturore, multi-fetare, multi-gjuhësore dhe, para së gjithash, një trevë multi-etnike.
Në këtë terren të pasur, u shfaqën, lulëzuan dhe gjetën zhvillim statuset e veçanta të Himarës, sikurse statusi kulturor, ai gjuhësor e fetar, por edhe statusi etnik, që jepnin asaj tiparet dhe karakteristikat e një krahine të veçantë.
Ndërkohë, për shkak të pozicionit të saj gjeostrategjik, si çelësi për të hyrë në Adriatik dhe në Mesdhe, për të penetruar në Perëndim ose edhe për në Lindje, jo vetëm në atë periudhë historike, por edhe në kohrat moderne, kjo trevë nuk mund tu shpëtonte edhe përplasjeve të shumta, lakmive dhe synimeve se kush do ta zotëronte Himarën. Në këtë skarier luftimesh të hapta, por shpesh edhe të fshehta, herë me kërbaç dhe herë me karamele të sheqerosura, herë me premtime për parajsën mbi tokë, po aq edhe me kërcënime për çfarrosje, progonët tanë, të udhëhequr nga kapedanët e tyre formuluan dhe skalitën statusin e Himarës së pavarur dhe autonome, statusin “Himara e Himariotëve”.
Për kohën e vet por edhe për momentet që kalojmë, Statusi “Himara e Himariotëve”, ishte dhe mbetet një thirrje drejtuar popullit të Bregdetit Jonian, nga Palasa në Nivicë Bubar, për bashkim forcash në mbrojtje të truallit, të shtëpisë, të nderit, të identitetit e të vetëdijes historike, të besimit kundër zaptuesit osmanlli, ose kundra çdo fuqie tjetër. Ai nuk kishte dhe është gabim t’i vishet atij fryma partikulariste etnocentriste.
Sikurse në kohën e vet aq më tepër sot në epokën e globalizmit, statusi “Himara e Himariotëve”, nuk mohon dhe nuk refuzon etninë e ndonjë tjetri, as synon kundërshtimin e bashkekzistencës etno-religjoze të Himarjotëve me popujt e etnive ose të besimeve të tjera, ashtu sikurse nuk shpreh, nuk përbuzë, as mohon ndërgjegjen ose vetëdijen historike, as besimin e lirë të kujtdo qoftë. Statusi “ Himara e Himariotëve” nuk udhëhiqej as udhëhiqet sot nga ndonjë prirje seperatiste nacionale, as synon në asimilimin e vetdijes, kulturës, gjuhës dhe të besimit të popujve me besim dhe etni tjetër nga ato të Himariotëve.
Në të kundërtën, Himara ka qënë është dhe mbetet e hapur për të gjithë, ndërsa vet Himarioti ka qenë dhe është kundër të ashtuquajturit romantizmi nacionalo-komunist dhe mërive të vjetra religjioze ballkanike. Në historinë e përpjekjeve shekullore për mbijetesë banorët e saj s’kanë pasur dhe nuk kanë kohë, por as edhe për traditë e zakon nuk e kanë pasur, aq më tepër nuk e kanë sot, që të mendojnë për territore e flamuj.
Historikisht, Himariotët asnjëherë s’kanë pasur zili as kanë synuar të zaptojnë tokat ose pronat e të tjerëve. Në të kundërtën të tjerët, jo vetëm dje por edhe sot, janë vërsulur si bishë, për të grabitur dhe zaptuar pronat e tyre. Himarioti e ka ndjer dhe endjen veten i ngopur nga tokat që i kanë lënë trashëgim të parët e tij, pavarësisht se Demokracia Shqiptare, në fund të shekullit XX dhe në fillimet e mijëvjeçarit të ri, nuk ia ka dhënë ende sipas dëshirës së tij, në përshtatje me kriterin kushtetues të trashëgimisë, ashtu siç i dispononte populli i Himarës para vendosjes së pushtetit monist në Shqipëri. Sa i përket flamurit Himariotët e kanë pasur atë edhe në vitet e errësirës së madhe shekullore, sundimit barbar osman, në një kohë kur shtete të tëra në rajon e më tej, nuk kishin flamurin e vet, ndërsa në qiellin e tyre valëvitej flamuri turk gjysmë hënës.
Sikurse në të kaluarën edhe në kohën e sotme, sa i përket pronave dhe mjedisit territorial, Himara ka qënë dhe mbetet tërësisht dhe e padiskutueshme e Himariotëve. Ndërsa sa i takon të tjerave, si vend i preferuar turistik, i shplodhjes, i soditjes mahnitëse, i kalimit me qetësi të pushimeve, i investimit të kapitalit të huaj kurdoherë në marrëveshje dhe me pëlqimin e dëshirën e pronarëve utoktonë e tj, etj, Himara ka qënë dhe mbetet e hapur për të gjithë.
E tillë ka qënë dhe është, siç thotë plot krenari rapsodi popullor kjo“ lulja e Vilajetit që ja ka bota sevdanë”, si për ata që flasin shqip, ashtu edhe për ata që flasin greqisht, ose çfarëdo gjuhë tjetër që flitet në këtë botë, pavarësisht besimit dhe fesë së tyre. Në këtë aspekt “Himara e Himariotëve”, ka qënë, është dhe do të mbetet përjetë kozmopolite, Krahinë për të gjithë popujt.
Është pikërisht mosnjohja e këtij realiteti historik, si dhe trajtimi me një frymë të ashpër nacionalo-komuniste të statusit “Himara e himariotëve”, që edhe sot në qarqe të caktuara të politikës, të publicistikës, analistëve etj. të qarkullojnë zëra arkaike që të kujtojnë kohën e Mesjetës dhe konceptet e tejkaluara të ndasive etno-religjoze ballkanike. Kulmi arrin deri atje, sa me një prepotencë arrogante, Kryeministri i vendit në fushatën elektorale për zgjedhjet e fundit vendore deklaronte se “në Himarë do të bëhet ajo që dua unë dhe jo çfarë duan himarjotët”, ose nga foltorja e Parlamentit i quajti dhe i karakterizoi himarjotët “ishullarë të bezdishëm dhe kokëfortë”, etj.
Harrohet kështu se Himarën historikisht e kanë pretenduar dhe vazhdojnë ta pretendojnë edhe sot, sa nga veriu, po aq edhe nga Jugu, sa nga Lindja po aq edhe nga Perëndimi, por kurdoherë ajo ka ngelur e do të ngelet për jetë të jetëve e Himarjotëve. Harrohet, gjithashtu se me të thënie e pozicionime të kësaj natyre Himarjotët jo vetëm që nuk i tremb por i bën më krenarë, aq më shumë me kërcënime dhe me një politikë arkaike e vulgare ata nuk i afron dhe nuk mund ti bësh për vete, në të kundërtën i largon.
Dhe s’ka si ti tërhiqesh pas vetes Himarjotët, kur është fakt i pamohueshëm se qeveritë shqiptare, pavarësisht ngjyrës dhe spektrit që përfaqësojnë, kanë shkelur disa herë Kushtetutën e Shqipërisë, kanë dhunuar sistematikisht të drejtën e lirisë mbi pronën, identitetin etnik, religjioz dhe atë historik, kanë shkelur Konventat Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Minoriteteve, kanë shkelur Kartën e OKB për liritë humane dhe civile, kanë shkelur Kushtetutën për kompetencat që parasheh ligja për Administrimin e Pushtetit Vendor, duke rënë në gjëndje konflikti me shumicën dërmuese të popullsisë së Himarës, etj.
Të gjitha qeveritë shqiptare, të periudhës postkomuniste, përfshi edhe qeverinë e zotit Rama, kurr është fjala për Himarën bashkohen në një bllok, me objektiv grabitjen e pronave pronarëve të ligjshëm himarjot, zhveshjen e tyre nga e drejta e pronësisë dhe asimilimin e popullsisë vendase autoktone. Ndër të tjera, përmes së ashtuquajturës strategjisë së zhvillimit të turizmit, të reformës territoriale, të projekteve për rikualifikimin urban të qytetit të Himarës e shumë e shumë të tjerave, pushtetarët e Tiranës synojnë grabitjen e tokave te himarjotëve për të ndërtuar gjoja fshatra dhe resor-te turistike, për ti dhënë pamje moderne qytetit, vetëm e vetëm për pasurimin e oligarkëve partiakë, ndërsa përmes popullsisë së rivendosur në Bregdet, krahas presionit të vazhdueshëm politik dhe atij ekonomik që ushtrojnë ndaj popullsisë vendase autoktone dhe kompakte, synojnë edhe ndryshimin e përbërjes religjioze, etnike dhe të vetdijes historike e kulturore të popullsisë vendase. Dhe të gjitha këto nuk janë gjë tjetër veçse një gjenocid i hapur dhe asimilim ndaj Himarës dhe Himarjotëve.
Në ndihmë dhe në shërbim të kësaj politike, gjatë dekadave të fundit ka qenë pa përjashtim edhe pushteti vendor. Faktet e shumta tregojnë se drejtuesit e deri sotëm të pushtetit vendor në Himarë, nga shumë pikëpamje kanë qënë dhe janë larg interesave themelore të Himarjotëve. Ata asnjë herë nuk u përballën me zgjidhjen problemeve kryesore që shqetësojnë komunitetin, para së gjithash kthimin e pronave pronarëve të ligjshëm autoktonë. Në të kundërtën e gjithë veprimtaria e tyre u karakterizua dhe karakterizohet nga devotshmëria dhe këmbëngulja pë zgjidhjen e kërkesave të një rrethi dhe klani të vogël militantësh partiak e fisnor, si dhe mjaft të zellshëm për çuarjen dhe zbatimin deri në fund të porosive të Njëshit të Partisë që përfaqësonin.
Nuk është e rastit që, popullsia autoktone e Bregdetit Jonian, nga Palasa në Nivicë Bubar, jo vetëm në kohën e diktaturës moniste, por edhe sot në të ashtuquajturat vitet e demokracisë, nuk gëzon as të drejtat që kishte para Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në trajtimin e Himarës, mbizotërojnë edhe sot, sigurisht në formë të reja, skemat e sistemit komunist të zbatuara nga Enver Hoxha.
Nuk është rastësi por pjesë e një plani, që gjenezën e vet e ka në thellësitë e viteve, që kurdoherë ku Himarjotët si tolerantë dhe demokratë që janë, në rrugë paqësore e ligjore, kërkojnë respektimin e të drejtave dhe lirive themelore te njeriut, në radhë të parë të drejtën e pronësisë mbi tokën e të parëve të tyre, pajisjen e tyre me tituj e çertifikata pronësie, mafia oligarke vendase dhe ajo ndërkombëtare, grabitësit e pronave pronarëve të ligjshëm, u kundërvë përplasjen etnike dhe atë religjoze.
Për të përligjur rrëmbimin filetove turistike në perlën e Bregdetit dhe në Rivierën Joniane, ata kanë ndihmën dhe mbështetjen e politikës dhe të makinës korruptive shtetërore, dhe me ndihmën e mjeteve te informimit publik përpunojnë opinionin se me aktet e tyre ata kryejnë detyrën patriotike ndaj Atdheut, sepse Himarjotët, sipas tyre, nuk meritojnë të pajisen me tituj pronësie dhe të gëzojnë tokat e të parëve të tyre, sepse flasin greqisht dhe duke e konsideruar veten grek, duke gëzuar pasaporta greke ose amerikane, nuk u lind e drejta të gëzojnë tokë në Shqipëri ! Sot përballë këtij blloku tërësisht armiqësor dhe anti-himarjot, komuniteti i Bregdetit Jonian ka në dorë vetëm një armë, armën bashkimit në një front të vetëm . rreth statusit të të parëve të tij – “ Himara e Himariotëve.
Le të ndërgjegjësohen sot më tepër se kurrë të kudo ndodhurit Himarjotë për misionin që historia ju ngarkon. Koha nuk pret, ajo kërkon aksione dhe veprime konkrete. Për Himarën dhe të ardhmen e saj , vendosin vetëm , Himarjotët..!
Të gjithë HIMARJOTEVE dhe Dashamirësve te HIMARES, Ju Urojë vitin e ri 2017- GEZUAR, SHËNDET E LUMTURI NË FAMILJEN DHE ÇDO VATËR HIMARJOTE