Aldi Lleshaj është autori i plagosjen së efektivit të policisë, Nikolin Gjergji. 20 – vjeçari nga Kurbini është plagosur me snajper në këmbë nga policia dhe është dërguar drejt spitalit rajonal.
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, të ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë – Gjorm të Lezhës, zona u rrethua nga forca të shumta policie, si dhe forcat RENEA. Ishin këto të fundit që bënë të mundur neutralizimin e 20 – vjeçarit i cili ishte i armatosur dhe po kërcënte policinë.
Ndërkohë, efektivi i policisë Nikolin Gjergji ndodhet në spitalin e Traumës në kryeqytet dhe gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.