Home KRYESORE KASAPET E KULTURES TE MASKUAR SI KIRURGE

KASAPET E KULTURES TE MASKUAR SI KIRURGE

Nga Stela Skenderaj

Nje popull nje komb nga kombet e tjere kush e dallon? Flamuri. Pra flamuri nuk ben kombin por populli mban si vulën e tij simboliken te tij flamurin.

Por një popull kush e formon? Vlerat kultura tradita. Ne saj te këtyre ai popull ben dallim nga popujt e tjere me nje indentitet unikal dhe mban vulën karakteristike te tij qe simbolizon këtë ne teresi.

Ne Shqipëri, Kosove me shume se popull ka shoqata dhe parti ,politikane. Ne bote me shume se shqiptare ka shoqata atdhetare. Kemi dy ministri kulturore. Por kulture shqiptare nuk shikoj askund, vetëm flamur kuq e zi!

Te pyesesh shqiptaret cfare është flamuri do thonë krenari. Ta pyesesh cfare eshte krenaria do ngrene supet. Te pyesesh shoqatat cfare eshte flamuri do thone, nder, kombin e flamurin e kemi ne gjak një gjuhe…

Por me tragjikja është se kuptimin real nuk e dine. Kësaj i thuhet një njeri pa arsimin e duhur te ketë dëshire te behet doktor dhe te marr thikën e kirurgut ne dore te hyje ne operacion, jo se merr vesh, por se ka qef te behet kirurg!

Por ai qe eshte shtrire ne ate salle operacioni është njeri, dhe kasapin nga kirurgu i ndan arsimi i duhur, pra marrja e thikës ne dore ne forme te vetëdijshme. Thika ne dorën e kirurgut quhet BISTURI po thika ne dorën e një njeriut te pa arsimuar, te pa vetedijshem ne fushen e kirurgjise qe ka hobi te behet kirurg quhet HANXHAR!.

Kete e lidh me punen qe bejne individ te pa vetedijshem qe kan hobi te behet atdhetar qe e mbushen terenin me kerpudha shoqata dhe parti politike, gjithandej por qe jane te pa funksjonueshme se jan pa vetedije pa ideale.

Nuk e kam te nevojshme te pyes qe e dine apo jo se CFARE DO ME THEN FLAMUR ..pasi perderi sa vetem flamurin mbajne pa asnje lëvizjeje konkrete kulturore thelbesore… domethene nuk e dine. Nje popull qe i mban flamuri.. sikur flamuri te kishte goje ta pyesja ÇFARE DO ME THENE POPULL .. DO I VINTE TURP TE KTHENE PERGJIGJEN. Flamurin e bastarduan e gjymtuan e kthyen leck dhe gazin e botes.Nga rrjedh kjo??

Kthehem pak ne kohe . Nje popull me shpirt perandorak i konsideruar hyjnore . Ne token e tyre smban mbreter se mbet kane qene vet. Ku femra ka qene nje me mashkullin puntore dhe luftetare . Ku toka buron uje perjetesish . Dhe tok qe edhe perendit e pan paz zili. Ku ka qene pikqendra e PERENDIVE … Pas perhapjes se epidemise fetare ..ne fillim lufta e kryqezatave ra e dobet dhe ra preh e sundimit osman per 500 vjet kolonizim.

Por kjo e beri te dalin bij te luftonin per indentitetin e gjakut qe mbanin ne damar. Populli u detyrua shum emigrimin kush e pranoj aq sa u be vegel vrasese e popullit te tij pati edhe qe luftuan me endrren e liris. Populli u demtua u perca u harrua indentiteti i perbashket dhe kush e preferonte veten te hynte tek greket kush tek sllavet kush tek osmanllinjt .. kush mbeti shqiptar. Por fatura e atdhetarizmit nuk ishte si e quajn sot por ishte firma me gjak . Se ishte lufta qe dihej qe paguhej me jete .

Pasi ka njerez qe jan gatuar unik vetem me vyrtytet karakteristika unike dhe nuk mund te hyjn ne asnje lloj kallepi tjeter per para pasuri apo fuqi. Ata kan lind dhe gatuar nga zoti vetem per te qene vetvetja.. Koha rrodhi . Vet populli turk e ndieu te nevojshme rrevolucjon duke rrezuar perandorin osmane dhe themelua Shteti demokrat turk dhe nje kohesisht shqiperia mbeti e lire ..por fatekeqesisht nje popull i semure nje popull i rrenuar dhe depresiv ,nje popull i semure..

Munden u bashkuan kunder pushtimit nazist . U izolua e mori veten se mos te ishte izoluar as do kishte mbledh dot veten se te gjith do ishin larguar duke e fshir fare nga harta token dhe shtetin me te ri shqiptare. Izolimi pati avantazh te rimekembjes se popullit dhe u be..por me tu hapur rruget te gjith elita e shqipetis u largua . Kosova me pas mbeti e lire. Intelektualet jan te heshtur. Shetet ran preh e njerezve te dobet pa vlera pa personalitet qe nuk ngurojn i lyejn duart me gjakun e popullit ,maft mos te bien nga kolltuku shteteror..

Kur hodha nje projektin tim ne ministrin e kultures per mbeshtetje pata nje takim me nje nenpunes te ministris se kultures. Thot zoteria- ME KA THEN NJE FRANCEZ QE NJE VALLE APO INSTRUMENT PO U HARRUA LERE MOS U MER SE SJA VLEN

TE MERESH ME DICKA TE HARRUAR. EDHE NE ATE BEJME.

Pash menyren e arsyetimit ndieva keqardhje.. pasi un nuk pash te flisja me nje kirurg kulture nje mjek te mirfillt por pash nje kasap qe ishte punesuar ne detyren e kirurgut jo per hobi por per te mare nje rroge…Vertet tragjike..

Kur behen organizime do kisha pas deshire te shikoja vetem nje flamure por te shfaqen vlerat ku te vallezoj fustanella ku daullja te bucas ku rinia te vallezoj me vallet e bukura shqiptare . Ku shoqatat mos te mblidhen nje grup te moshuarish te flasin per fjalet qe jan ber bajat kombi flamuri nje gjuh jemi shqiptar.

Keto terma jane bere aq te bezdiseshme sa rinia nuk humbet kohe me keto.

Rinia do organizime  pasi te investosh per kombin duhet te investosh per rinine per vlerat njerezore. Kur shikoj ne lajme djem te rinj qe bejn vrasje  me fytyrat e pastra gati engjellore vajza te reja  me fytyra  yje.. qe punojn me deshir prostitucion   me dhimsen .. sepse  jan viktima te  fatit. Nuk paten zgjidhje tjeter .

Nuk pati kush te meret me organizimin e rinis duke u then  nderi nuk qendron te trup per respekti ndaj vetes. Ku njeriu lartesohet dhe eshte i pa varur vetem kur paraja del nga krahet nga djersa e ballit.ku jeta e njeriut eshte e cmuar. Ai njeri del te ushqej familjen  dhe kjo tregon  qe meriton respektin.

Evropa nuk eshte vend kulturash por mbi te gjitha  vend ku eshte funksjonal ligji dhe zbatimi i tije. Ku populli konsiderohet njeri nga shteti   dhe ka ligj qe ta mbroje. Prandaj edhe populli eshte i qete psikologjikisht pikerisht se ndihet i mbrojtur.

Rinia shqiptare e ka te nevojshme   ne fund te javes te kete organizime per te te kuptojn miresin qe vjen nga bashkepunimet.  Per te ardhmen duhen te zgjidhen njerez te afte per organizim. Mos te zgjidhet rruga te fitohen para por   kur jepet mundesia zgjidh njeriun e duhur ne momentin ne duhur.

Dhe ne fillim duhet te dihet CFAR DUHET NGA JETA CFAR KERKON . NE CFAR KERKON DUHET TE DIHEN EDHE CFAR TE SJELL DHE CFAR HUMBET . . KESAJ I THUHET VETEDIJE. DHE CDO HAP ME VETEDIJE SJELL SUKSES NE CFAR DESHIRON. Jeta eshte e shkurter per ta shperdoruar ate. Duhet te organizohen  ekskursjone ku rinia te kuptoj  bukurin e tokes se tyre se vetem ne kete forem  do ket nje motivasjon qe te luftoj ta mbroj.

Ku nga shteti te organizohej kurse falas per mbrojtjet e  artizanateve kultures qe po jep shpirt se nje popull unikat nuk e ben FLAMURI POR KULTURA DHE VLERAT  Popujt tradicional jan popuj human dhe paqesore.

E ardhmja e kombit eshte cope, femijet jane me meshire te fatit  .

Po nuk mesuan se ne nuk na mban flamuri por FLAMURI NA SIMBOLIZON KOMBIN  QE SINONIMI I EMRIT SHQIPTARE ESHTE KULTUR TRADIT ARTIZANAT DHE  AUTOKTON NE TOKEN E SHENJT KU PERENDIT  PUSHUAN..   traditat kultura fshihet kur e le pa e trasmetuar por nje popull pa trafit eshte si nje i denuar me vdekje dhe  gjykatesi koha  avukati mbrojtes  RINIA .E vetmja qe ka forcen te ndryshoj vendimin e kohes per fatin e ketij populli. Te zgjedh asimilimin perfundimtar apo vazhdishmerine e ketij populli te lashte.

QE te mundim te mbijetojm duhet te  investohet per Rinine qe te ket forcen nje dite te mbroj  te drejten per ekzistencen e ketij populli unikat qe  ka qene evropa e vjeter kete popull te vjeter sa vet njerezimi.  Vetem rinia po te mare mesazhet e duhura nuk do mundim me KASAPET TE HYJN NE SALLAT E OPERACIONEVE SI KIRURGE.. Ky popull duhet te vazhdoj ekzistoj  se  trashegimia e ketij gjaku eshte amaneti shekullor qe u trasmetua brez pas brezi deri ne ditet

Fatekeqesisht sot KOMBI SHQIPTARE NE PJES DERRMUESE ESHTE MARE NE DOR NGA KASAPET QE  KAN HOBI TE JENE ATDHETAR  DHE ME HANXHARIN E TYRE PO I NXJERIN SYTE DUKE VERBUAR TE ARDHMEN E KOMBIT RININE SHQIPTARE

Kausı i luftes qe po shtrın doren kudo pa kursyer as femijet ..heret a von do mberrij tek ne. Fqinjet qe kemi  me shekuj i njohim mire dhe çfar  jan ne gjendje te bejn ndaj shqiptareve  .Kete e kan kujtuar dhe ri kujtuar veten her pas here me masakrat qe bejn .Populli shqiptar eshte komplet i pa pergatitur ndaj nje sfide te re te pergjakeshme sepse nuk di te behet popull  akoma..

Kete e ndihmojn per thellim e kesaj sıtuate , edhe kjo politik materjalizmi e peshtir llustrosur me emrin  e ashuquajtur atdhetarizim.kombi shqiptar,i cili  po lengon nga kjo semundje vdekje prurese.  Shpresoj te vijn ne vete sa me shpejt elita e vertet shqiptare te zgjuhet nga gjumi dimerore dhe te mar situaten ne dore sa nuk eshte vone.

Share: