Home KRYESORE Këta, pasi të çojnë drejtë vdekjes të këndojnë psallmin e Lamtumirës.

Këta, pasi të çojnë drejtë vdekjes të këndojnë psallmin e Lamtumirës.

Nga Ilir Demalia

Largimi nga jeta i aktorit Bujar Lako, tregoi dhe njëherë maskat e karnavaleve të politikës, artit, kulturës sonë të djallëzuar deri në sadizëm, për të përdorur dhe vdekjen, të cilën, këta modele fytyrash të vrerosura ta legalizojnë si vdekje e lavdisë e tyre, në maskat HALLUINE të funeralave.

Pas i kanë marrë legalizimin e “triumfin” e përjetsisë së të larguarit nga kjo jete prej HALLUENERISË sonë si shoqëri, nuk kujtohen më për pronarin që iku por presin legalizimin e ri, duke shtuar të ikurit, për të mbetur vetë si “triumfatorë” dhe gjeneralë të “Ushtrisë se vdekur” të artit, kulturës dhe realisht vendit pa shqiponja.

Ky mendim më erdhi në mend kur pashë prononcimet për aktorin Bujar Lako, të cilin më shumë se aktor, ku në shëmtim artin tonë që vazhdojmë e mburremi me socrealizmin dhe me vazhdimsinë e demokratosocrealizmit “modern” të modelit VRIMA, pra Bujari, në opinionin tim, mbetet nga më të mirët si mjeshtri aktori, si plastikë dhe mbi të gjitha si një njeri që nuk tradhtoj veten duke ndërruar maskat si kameleon sipas “Daulleve të Dasmës” së radhës.

Bujo, i la një shije të hidhur kameleonëve kur nuk ja la pronsinë e vdekjes për të ndarë pronësinë e tij të vuajtjes, zhgënjimit, indiferencës ndaj tij për së gjalli, (po të shohësh faqen e tij FB janë vetëm pesë vetë që i hyjnë në faqe) asnjë prej tyre që u turrën të flasin, ti legalizonin largimin nga kjo jetë e pisët që kanë krijuar pikërisht këta legalizues pronash, pushtetesh, zaptues e manipulues kulturash, këta Uraihipë zvarritës, këta Jago që të lenë të kryqëzohesh në dinjitetin vetmitar dhe pastaj, ta legalizojnë, ta vjedhin kryqin!

Lako, më shumë se me artin e tij, në opinionin tim, ka lënë nje model moskonformizmi, pa klithma, pa përplasje, me përçmim, me shikim neverues, Jeta e tij në këtë turravrap skizofrenie, kameleonizmi, paftyrsie e paturpsie, hipokrizie e bythlepirjesh pushtetesh, për pak lavdi të rreme, me çdo cmim, si pjesë e krimit në këtë tranzicion që është bërë si “Pëhura e Penelopës”, duke mos ju zvarritur hijenave të politikës apo zagarëve të art politikës, e tregoi dhe me largimin e tij, duke marrë tapinë e moralitetit dhe personalitetit një artisti me vete, duke mos ja lënë ta përdorin vjedhësit edhe të vdekjes, mbasi i kanë vjedhur gjithçka këtij vendi.

Share: