Home KRYESORE Vetting-u/ Prokuroria nis krijimin e strukturave të reja

Vetting-u/ Prokuroria nis krijimin e strukturave të reja

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur zbatimin e dispozitave ligjore që janë pjesë e reformës në drejtësi. Bëhet fjalë për krijimin e strukturave të reja që parashikohen në ligjet e reja të reformës në drejtësi. Prokuroria e Tiranes

Në faqen në internet të institucionit por edhe më shkresë zyrtare, janë njoftuar Prokurorët e interesuar për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë Prokurorisë, jo më vonë se 1 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Sipas njoftimit, Prokurorët e interesuar për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, jo më vonë se 1 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit 115/2016 i paraqesin Prokurorit të Përgjithshëm dokumentacionin përkatës, sipas nenit 108 të këtij ligji.

Share: