Nga Kolec Traboini
E pashëmbëllt ajo çfarë ndodhi në këtë Krishtlindje 2016. Një akt historik mund të themi. Kisha Katolike e bindur më së fundi edhe ajo se shkaktarët e shkatrrimit të Shqipërisë janë politikanët shqiptarë, vendosi që të mos pranojë asnjë politikan në festimin e Krishtlindjes, dhe ta festonte atë me besimtarët e vet, njerëzit e thjeshtë. Dhe ashtu ndodhi.
Mirëpo djajtë për të janë djaj. Dreqër me brirë. Ata i nxjerr nga dera dhe hyjnë si lukuni nga dritarja. Po kësaj radhe kjo kastë e fëlliqur politike, këta hajdute që vunë pasuri përrallore, ja mësyni Kishave Orthodokse, të bindur se shërbetori i grekëve që ka uzurpuar kryesinë e Autoqefales së Fan Nolit do ti pranonte.
Dhe kishin të drejtë në pandehmën e tyre. Greku dinak i pranoi djajtë e politikës, u bëri jatak,u foli fjalë miradie, ua bëri mendjen çorbë greke, sepse ata në të vërtetë punojnë në të njëjtën linjë me politikat e tij dhe ato të Greqisë që duan greqizimin e Jugut të Shqipërisë dhe shkatrrimin e Veriut.
Kësisoj në këtë festë Krishtlindjesh festuan edhe djajt. Djajt e politikës dhe misionari i Greqisë që ka uzurpuar Kishën Orthodokse dhe ka shkatrruar Autoqefalinë me ndihmën e po këtyre djajve antishqiptare Janullatosi është një gozhdë e ngulur në zemër të shqiptarizmës.
Ne Krishtlindje ngriti meshë greqisht sikur të ishim shtet raja i Greqisë. Përmbys Noli në varr atje në Forest Hill të Bostonit. Po shqiptarët edhe në kohë të turkut ngrinin meshë shqip e ky na solli grekofoninë. Është një agjent i mirefilltë i inkuadruar në qëllimet shoveniste të skuadroneve ultranacionaliste greke.
Ai duhet të shporret nga Shqipëria. Mjaft më! Qëndrimi i tij edhe më tej në krye të Kishës Orthodokse Shqiptare është një katastrofë kombetare. Në foto flamuri i vjetër grek mbi Katedralen e Janullatosit në qendër të Tiranës për të cilën kemi shkruar kohë më parë.
Dhe portreti i grekut Janullatos me mbishkrimin 25 vjet në Shqipëri në meshë nuk flet shqip, por greqisht sepse kështu është urdhëruar nga Megaloidheja shoveniste e Athinës.
Shenim: Opinioni i artikull shkruesit jo domosdoshmerisht perkon me ate te botuesit! Opinionet gjithesesi jane te lira e duhen vleresuar!