Nga Miranda Haxhia
Lorina eshte e vogel fare, sa nje milingone, nuk ka mbushur as dy vjeç. Nuk di te flase mire, me zor thote ma, ma, ba, ba, ta, ta,pa e ditur se nuk ka as mami, as babi. Ka kujdestare e drejtoreshe ne shtepine e femijes.
Ka edhe shume politikanë qe do turren me telekamera e ca pako idiote dhuratash, thjesht per t’i kujtuar Lorines dhe te tjereve si ajo se eshte jetime e pa njeri.
Ndonje super-Idiot do mbaje edhe fjalim para kamerave duke i perkedhelur koken Lorines me fjale qe asnje nuk i merr vesh.
Do buzeqeshe drejtoresha para funksionareve dhe do t’ia beje me shenje kujdestareve se mos ndonje kalama del nga rreshti.
Dhe kaq.
Kur vjen kjo kohe festash, me hapet barku nga lajmet per ‘Zyber Allunin’.
A thua se ata femije nuk jetojne edhe 360 dite te tjera. A thua se femije jetime nuk ka me mijera neper cepa Shqiperie.
Mos bli nje te diel te Zara, apo te Coin, bej sikur ke 89 pale kepuce e jo 88 dhe bej nje gjest fisnik e te thjeshte- kushtoji Lorines dhe jetimeve te tjere kujdes, dashuri, ngrohtesi, merre ne familjen tende. Nuk e ben dot?
Po te kujtosh si je rritur vete, sigurisht qe e ben.
Po te kujtosh se gjyshja apo mama jote nuk kishin karte, thjesht i mblidhnin paret ne cep shamije, e ben. Sigurisht qe mundesh. Pa kamera, pa foto, pa istagram, pa tv. Me zemer. Do fitosh ti, jo ata femije.