Home KRYESORE Vasili i përgjigjet me ironi Bashës: Problemi i PD nuk është LSI-ja,...

Vasili i përgjigjet me ironi Bashës: Problemi i PD nuk është LSI-ja, por oligarkia

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratës për mediat të selisë blu, e cila tha se “gjasme amendamenti buxhetor i LSI-së, për konçesionin e laboratorëve në shëndetësi, nuk e ndalonte konçesionin e laboratorëve, dhe nuk kishte asnjë vlerë ligjore”.

Vasili shprehet se kreu i opozitës, Lulzim Basha duhet të zgjedhë realitetin apo qiellin e 7.

“Basha të ndaj se ku është këtu apo në Hollandë. Problemi i PD nuk është LSI-ja, por oligarkia”, shprehet Vasili.

Ai shton se mbi të gjitha, LSI vlerëson aleancën me qytetarin dhe interesin e tyre. Gjithashtu, Vasili shton se dekriminalizimi është standard i panegociueshëm i LSI.

“Nuk kam pasur informacion për asnje deputet me rekorde të tilla .LSI është në mbështetje totale të prokurorisë për të zbardhur çështjen. Kushdo ka probleme me dekriminalizimin nuk është më pjesë e LSI”, vijon ai.

Ai nënvizon se dekriminalizimi është themel për suksesin e reformës në drejtësi dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

LSI shton ai, është e ndershme në zbatimin e marrëveshjeve politike. “Kudo që interesi publik e kërkon ne do ta mbështesim”.

Share: