Home KRYESORE Lapsi.al: “Një deputet i Partisë Socialiste hetohet për vrasje”?

Lapsi.al: “Një deputet i Partisë Socialiste hetohet për vrasje”?

Kërkesa e bërë dje nga Prokuroria për t’u hequr mandatin deputetëve Dashamir Tahiri e Shkëlqim Selami dhe kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi është vetëm fillimi i procesit për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Struktura e posaçme e prokurorisë ka në proces verifikimi emra të tjerë politikanësh dhe zyrtarësh që do të bëhen publik në javët në vijim.

“Janë edhe pesë deputetë të tjerë që po hetohen dhe pritet që prokuroria të kërkojë ndjekjen penale për mashtrime në deklaratën e tyre të pasurisë, ku dy prej tyre hetohen si vrasës”, shkruan Koha Jonë.

Njëri është nga radhët e PS-së. Letër-porositë në shtete të ndryshme kanë mbërritur dhe priten përgjigjet e tyre, ku dyshohet se këta deputetë kanë kryer krime ose kanë fshehur pasuritë e tyre të fituara nga droga dhe vrasjet.

Prokuroria po përgatit fletë-arrestin për njërin prej këtyre që mendohet se ka bërë dhe vrasje./lapsi.al

Share: