Home KRYESORE Lapsi.al: Pas Durrësit/ Pse i përkulet Veliaj Metës?

Lapsi.al: Pas Durrësit/ Pse i përkulet Veliaj Metës?

Sot në Durrës ka ndodhur një ngjarje e veçantë. Këshilltarët e LSI dhe PD-së u bënë bashkë dhe rrëzuan buxhetin 2017 të Bashkisë së Durrësit. PD dhe LSI thanë se disa zëra të buxhetit janë të pajustifikueshme megjithëse kryebashkiaku Vangjush Dako, deklaroi se ky buxhet ishte më i madhi dhe më i miri në historinë e Bashkisë së Durrësit.

Sipas kësaj shumice të re bllokuese Dako e kishte paraqitur me emergjence buxhetin nuk e kishte konsultuar me komiusionet përkatesë dhe kishte shfaqur shenja abuzivizmi. Në qëndrimin e grupit të LSI-së thuhej: “Në këtë mënyrë që është propozuar nga bashkia për ne si këshilltarë ka vetem dy mundësi, ose e rrëzojmë duke mbajtur pezull disa investime të domosdshme ose e votojmë duke rrezikuar që të bëjm shpenzime të pa nevojshme, të pa konsultuar dhe jo efektive.

Pra trysnia që bashkia ushtron karshi nesh është shumë e madhe me këtë nxitim që na e ka paraqitur buxhetin pa na dhënë asnjë informacion paraprak”.

Por interesant është fakti se të njëjtat argumente që janë dhënë nga këshilltarët sot në Durrës janë ngritur si shqetësim edhe nga publiku për miratimin e planit Urbanistik që do ti imponohet këshillit bashkiak nesër në Tiranë. Dyshja Veliaj Rama që kanë bërë një plan që u shet dhe qiellin oligarkëve po paraqesin një projekt jashtë thë gjitha parametrave ligjore, pa konsultime me publikun dhe në shkelje totale të afateve (lexo komentin në rubrikën Ide).

Pra, nesër nëse do të duket vërtet nëse LSI i qëndron vërtet besnike parimeve të veta, për transparencë, apo episodi i Durrësit ishte thjeshtë një shantazh i pa rëndësishëm përpara konfirmimit të koalicionit parazgjedhor. Asnjë parametër normal, asnjë kriter moral nuk e justifikon votimin e nesërm nga LSI dhe PD të planit urbanistik të Tiranës. Madje as përkulja turpëruese e Veliajt ndaj Metës. (lapsi.al)

Share: