Ka bërë përshtypje deklarimi i Blerina Gjylametit në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ku ajo deklaroi se mund ta tërhiqte firmën e saj për shtyrijen e ligjit që zgjat kohën e aktivitetit të bingove dhe kazinove në qendrat e qyteteve. “Unë e firmosa, sepse mendova se është propozim i koordinuar i maxhorancës, por meqenëse ju nuk keni një qëndrim për këtë nismë, atëherë unë do ta tërheq emrin tim nga ky propozim për mungesë informacioni” ka deklaruar ajo pasi krerët e PS ia kanë paraqitur atë si një nismë personale.
Po çfarë ka ndodhur në fakt? Si ka mundësi që një deputete e devotshme dhe besnike e Ramës të veprojë kështu. Si shpjegohet fakti që Blerina që ka bërë shpesh kamikazen për të sulmuar kundërshtarët e kryeministrit të guxojë të dalë nga rreshti?
Fabula është e thjeshtë. Ajo firmosi bashkë me 5 kolegë të tjerë të komisionit të ekonomisë, shtyrjen e afatit të aktivitetit të lojrave të fatit e bindur se ky qe një udhëzim i Edi Ramës (lexo shkrimet poshte).
Por kryeministri nuk donte të dilte vetë me këtë propozim që e nxinte faqen e tij në public, pasi qe ai që tre vite më parë kishte shpallur me pompë aksionin “Fundi i marrëzisë”. Prandaj ai kërkoi që ky ndryshim të vinte si një nismë personale e disa deputetëve.
Por, kur ka parë denoncimin public dhe akuzat e disa mediave se Rama është kapur nga lobet e kumarit deputetja ka kërkuar sqarim. Ndoshta ajo nuk ka dashur që emri i saj të njolloset njësoj si ai i Eduart Shalësit apo Besnik Bares që u gdhendët mbi kazanët e plehrave.
Pranndaj i ka kërkuar grupit socialist që ose ta ndajnë bashkë këtë turp, ose në të kundërt ajo tërhiqet nga nënshkrimi i saj.
Nuk ka dyshim se porosia për këtë shtyrje të afatit të ligjit inisiativa është e Ramës. Përndryshe asnjë nga deputetët e PS nuk do guxonte të ndërmmerrte një nismë që shkon ndesh me një nga premtimet më të bujshme të kryeministrit.
Por fakti që mbeti vetëm e ka bërë Gjylametin të rrebelohet. Dhe nga reagimi i saj kuptohet qartë. Ajo është e gatshme të shkelë mbi premtimin për të nxjerrë kazinotë nga qytetet, por këtë nuk mund ta bëjë duke mbajtur në krahët e saj të brishta, peshën e një turpërimi publik. (Lapsi.al)