Home KRYESORE Ligjin Zgjedhor ne Gjykaten Kushtetutuese si nje ligj qe bie ndesh me...

Ligjin Zgjedhor ne Gjykaten Kushtetutuese si nje ligj qe bie ndesh me Kushtetuten e Shqiperise

Nga Zef Bushati

Kreu i PD Lulzim Basha vijon te bllokoje ndryshimet ne Ligjin Zgjedhor me demagogjite e tij per “zgjedhje te lira” e “demokratike”. Ai,ne asnje rast nuk ka paraqitur propozime konkrete. Por si Lulzim Basha ashtu edhe Edi Rama ta harrojne celjen e negociatave per Antarsim me te drejta te plota ne BE pa ndryshimet ne Ligjin Zgjedhor, pa bere Reformen Zgjedhore qe eshte Reforma e Reformave.

Nese Edi Rama para nje viti deklaroi se PS eshte per depolitizimin e komisioneve zgjedhore, nese Ilir Meta ka kohe qe kerkon hapjen e listave te kandidateve, Lulzim Basha nuk ka formuluar asnje kerkese apo propozim konkret ne emer te PD qe ai perfaqeson.

Perfundimi i afatit te Komisionit Parlamentar per Reformen Zgjedhore me zero rezultat tregon qarte se Rama dhe Basha nuk deshirojne asnje ndryshim qofte edhe te rekomanduar nga OSBE,BE dhe SHBA per ti bere Ligjit Zgjedhor me anti demokratik te shteteve europiane. Perpjekja e Bashes dhe Rames per te anashkaluar Reformen Zgjedhore duke u fokusuar vetem tek Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu eshte si perpjekja qesharake per tu fshehur mbas gishtit.

Veshtire se keta dy lidere mund tja hedhin BE-OSBE dhe SHBA, te cilet Reformen Zgjedhore e kane vendosur si parakusht per celjen e negociatave per antaresim te Shqiperise ne BE.

Dymbedhjete parti te vogla, aktive ne politike, por edhe me elektorat, kane firmosur akuzen per ta derguar Ligjin Zgjedhor ne Gjykaten Kushtetutuese si nje ligj qe bie ndesh me Kushtetuten e Shqiperise.

Lufta politike per ndryshimin e ligjit zgjedhor do te vazhdoje e nuk do te ndalet.

Share: