Home KRYESORE Maqedonia ndoshta Maqetdonia!

Maqedonia ndoshta Maqetdonia!

Nga Arian Galdini

Nuk ka ngut. Shqiptaret ne Maqedoni votuan ke deshen e si deshen. Asnje vote e shqiptareve kudo te kete shkuar ajo, sido te kete shkuar ajo, nese ka qene me vullnet te lire, nuk eshte vote tradhetare. Asnje qytetar shqiptar i Maqedonise nuk eshte kurresesi tradhetar ndaj askujt e ndaj asgjeje, per shkak se ka zgjedhur.

Ndaj maft më, me shpallje tradhetaresh e armiqsh nder shqiptaret. Nuk eshte koha as per jargavitje, as per qurravitje, as per gafurrje e as per hakerrime…

Maqedonia e pas 11 dhjetorit eshte pa asnje diskutim, ne nje shans te ri per Maqedonine si e tille, e sidomos per shqiptaret.

Ekzistojne te gjitha mundesite dhe shanset qe i gjithe ky proces raskapites qe synonte ta clironte Maqedonine nga rregjimi idionacionalist, shqiptarurryes, kleptokratik dhe autokratik, plackites, i Gruevskit, te permbyllet me sukses me shqiptaret si faktor baze.

Meqe te gjithe po ankohen per mungesen e bashkimit te shqiptareve para zgjedhjeve, nese jane te ndershem e te sinqerte, le te bejne thirrje te forta, bucitese, energjike, per bashkimin e shqiptareve tani pas zgjedhjeve.

Rezultati i ngushte dhe nevoja e Maqedonise per ndryshim, diktojne nje strategji te re ne favor e per fuqizimin e shqiptareve.

Mundesite jane te gjitha aty. Bashkimi ben fuqine, ka thene Skenderbeu Heroi yne Kombetar. Kesisoj, nuk ka as pse te shpallim tradhetare, as pse te falenderojme, as pse te mallkojme tradhetare. Te gjithe jane shqiptare te shkelqyer, qe ushtruan te drejten e tyre demokratike dhe patriotike per te zgjedhur me vullnet te lire. Deri ne 11 dhjetor, te gjithe faktoret politike ne Maqedoni, ishin ne gare, kundershtare, e ia kane thene te gjitha njeri-tjetrit.

Shqiptaret votuan, zgjodhen, e gara mbaroi. Nga 12 dhjetori e tutje fillon pergjegjesia dhe pergjegjshmeria. Asnje politikani shqiptar nr Maqedoni, asnje Partie Politike ne Maqedoni, nuk i lejohet qe te sillet perseri si ne gare, apo me keq akoma, ti shmanget pergjegjesise dhe pergjegjshmerise duke zgjedhur kalkulimet per arsye pushteti apo perfitimi partiak.

Nese ndodh qe Lideret Politike shqiptare vendosin si paresore ne sjelljen, veprimet dhe vendimet e tyre te pas 11 dhjetorit, arsye, qellime, ndjesi, emocione dhe interesa personale, partiake apo pushteti, atehere kjo do te ishte krejt ne kufijte e te papranueshmes.

I vetmi interes, te vetmet ndjesi, emocione, qellimesi e interesa qe duhet te mbivlejne sot jane ato per fuqizimin, faktorizimin dhe dinjitetezimin me perfaqesim, politikeberje dhe vendim-marrje politike te interesave dhe statusit te shqiptareve ne Maqedoni, si edhe integriteti i Maqedonise dhe rrugetimi i patjetersueshem i ketij vendi drejt integrimeve ne BE dhe NATO.

Sjellja dhe vendim-marrja me pergjegjesi e pergjegjshmeri te tilla, kerkojne qe te mbahet fryma e te meret koha per te gjetur urtesine dhe shtigjet e bashkimit te te gjithe faktoreve politike ne Maqedoni.

Te kuptojme e lexojme qarte qe Maqedonia ishte ne krize per shkak te despotizmit dhe rregjimit hajnor te Gruevskit. Keto zgjedhje ndoshta nuk ishin nje fitore e plote dhe e qarte ndaj ketij diktatori te vogel, ama ishin deshmi e padiskutueshme se popullata ne shumice e Maqedonise, perfshire ketu shqiptaret, sllavo-maqedonasit, e te gjitha etnite e tjera, kane votuar kunder tij.

Nje Gruevski bis, do te ishte kthim mbrapa i prirjes historike dhe zhytje e Maqedonise ne honet e nje krize te pazgjidhshme.

Ndaj, meqe Gruevski ka te drejten kushtetuese per te qene Mandatari i Pare per krijimin e Qeverise, le te konsumohet kjo kohe si nje kohe urtesie, dialogu, pajtimi, bashkimi dhe strategjizimi per shqiptaret, nder shqiptaret, me shqiptaret.

Ka kohe qe duhet shfrytezuar me plotesi e kembegultesi per bashkimin e shqiptareve. Amerikanet kane nje shprehje te mencur ku thone: Less is more (Ndonjehere me pak, jane me shume.)

Mund te ndodhe qe ky te jete momenti historik per shqiptaret qe ndonese jane me pak ne numra deputetesh, ata nese bashkohen do te jene me shume.

Bashkimi i shqiptareve duhet tu jape shqiptareve fuqizimin e tyre me respektimin, permiresimin dhe avancimin drejt standarteve me te mira europiane te Marreveshjes se Ohrit, sikurse mund ti jape edhe Maqedonise ndryshimin e kaq shumekerkuar, e qe eshte e vetmja menyre qe Maqedonia te rikonfirmoje orientimin e saj Euroatlanatik.

Sherbesa dhe misioni me i madh sot per shqiptaret e Maqedonise do te ishte qe ta marin qete e te gjejne me se s’ben arsyet dhe rruget e bashkimit.

Share: