Pas 10 vjetësh në burg Lulzim Berisha, kreu i të ashtuquajturës “Banda e Durrësit” ka lënë qelinë. Ai u arrstua në prill të vitit 2006 për një sërë veprash të rënda kriminale, si vrasje e trafik ndërkombëtar droge ai është lënë i lirë.
Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka marrë dje një vendim për të liruar me kusht “të fortin” e Durrësit.
Më parë, në korrik 2014, Gjykata e Lartë kishte rrëzuar një kërkesë të Prokurorisë, për ta dënuar atë me burgim të përjetshëm.
Me vendim të Gjykatës së Apelit ai ishte dënuar me 25 vjet burg dhe i kishin mbetur edhe 5 vjet për të shlyer.
Një muaj më parë, Lul Berisha i ishte drejtuar Gjykatës me kërkesën e lirimit nga burgu, me pretendimin se është i sëmurë rëndë.
Sipas avokatit, klienti i tij kërkon në bazë të nenit 478 të Kodit të Procedurës Penale lirimin e tij nga burgu. Pas hedhjes së shortit kërkesa u caktua të shqyrtohej nga gjykatës Tritan Hamitaj.
Sipas vetë trupit gjykues, Lulzim Berisha ka kërkuar lirimin nga burgu me arsyetimin se “vuan nga një sëmundje e rëndë dhe i rrezikohet jeta po të qëndrojë në qeli”.
SI IU HOQ DENIMI ME BURG PERJETE
Pas 8 seancash gjyqësore, Gjykata e Lartë vendosi me 5 vota pro dhe 2 kundër të heqë dënimin me burg përjetë për Lul Berishën, të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda dhe të caktojë masën e dënimit që parashikon vrasja me paramendim. Ai u dënua përfundimisht me 25 vjet burg.
Pesë gjyqtarët që morën vendimin në favor të të fortit të Durrësit, të kryesuar nga kreu i Kolegjit Penal Shkëlzen Selimi, argumentuan me faktin se ai duhej dënuar me ligjet e kohës në të cilën ishin kryer krimet (19998 – 2000) dhe se në atë kohë nuk ekzistonte në ligj koncepti i “organizatës kriminale”, një prej akuzave për të cilat ishte dënuar. Duke i hequr këtë akuzë, ai u dënua vetëm për vrasje me paramendim, akuzë që parashikonte 25 vjet burg si dënim maksimal në vitet 98 – 2000. Ardian Dvorani dhe Admir Thanza kanë votuar kundër.
Po ashtu, Gjykata e Lartë vendosi të lërë në fuqi dënimet për të pandehurit e tjerë Endrit Dokle e Indrit Taullaj. Adriatik Coli ishe dënuar me burg përjetë, por u dënua përfundimisht me 10 vjet pasi bashkëpunoi me drejtësinë. Për Plarent Dervishajn, i dënuar në mungesë, Gjykata e Lartë vendosi rishqyrtim të çështjes për shkaqe proceduriale.
VRASJET E BANDES SE DURRESIT
Akuzat: Trafik ndërkombëtar droge, prostitucion, trafik armësh
– Vrasja e Dritan Sallakut, 17. 10. 1998 në Durrës.
– Vrasja e Viron Currit e Arjan Pajës, plagosja Marsel Sotirit, 29. 10. 1998 në fshatin Rrashbull të Durrësit
– Vrasja e Marsel Sotirit, 22. 08. 1999 në plazh, Durrës
– Vrasja e Dritan Dishës, 09. 07. 2000 në Shënavlash, Durrës
– Vrasja e Ervin Lames, 14. 01. 2002 në lagjen numër 3, Durrës.
–VITI 2003- KONFLIKTET NDAJNË ORGANIZATËN, RESPEKTIVISHT ME KRYETARËT LULËZIM BERISHA DHE KLODIAN SALIU
– Viti 2003- Klodian Saliu, i lë drejtimin Indrit Dokles Ekzekutimet e organizatës së kryesuar nga Indrit Dokle Vrasja e Avni Gashit, 13. 10. 2005 në Tiranë
– Vrasja e Ilir Koldashit, 30. 10. 2005, pranë stadiumit “Qemal Stafa”, Tiranë
– Disa vrasje në tentativë, ndaj Lulëzim Berishës.
– Rekrutuar vrasës me pagesë, Elvin Hoxhosmani, Selman Heti, Spartak Kalthi dhe Alban Neli. /Lapsi.al