Home KRYESORE Mesazhi i fshehtë në letër ambasadorit Lu për Ilir Meten…?! Ka te...

Mesazhi i fshehtë në letër ambasadorit Lu për Ilir Meten…?! Ka te beje me Ramen? Video

Ambasadori Amerikan Donald Lu ndersa i ka dhënë një shuplakë të fortë politikës shqiptare, policisë së shtetit dhe prokurorisë, teksa përmendi emrin e Klemend Balilit, cili kërkohet për trafik droge, në përfundim të fjalës, ambasadori amerikan nisi t’i shkruante diçka kryeparlamentarit Ilir Meta.

Letrën ia ka dhënë vetë me dorë. Meta pasi e lexoi bëri një shprehi në fytyrë, disi i çuditur, por ia aprovoi diplomatit amerikan. Më pas e grisi letrën copash, për të zhbërë çdo gërmë, për të mos lënë asnjë gjurmë.

Nuk dihet se çfarë i ka shkruar Donald Lu Ilir Metës, por Meta nuk duket i tronditur nga letra dhe ja aprovon mesazhin ambasadorit. Pesha e mesazhit duhet te jete politik.

Para disa muajsh kur kryeministri Edi Rama e kishte menjanuar plotesisht nga iniciativat per Reformen ne Drejtesi bashke-kryetarin e koalicionin qeverises Ilir Meta, ky i fundit pati nje takim tre oresh me ambasadorin amerikan Donld Lu dhe qe pas atij takimi Ambasadori Lu pati me pak deklarata me publikun.

Me vone Ilir Meta me performancen e tij politike e detyrori kryeministrin ti realizonte te gjitha aktivitet mbi Reformen ne parlament dhe ne zyrat e Ilir Metes dhe keshtu u arrit konsensusi politik mbi te.

C’ti ketë shkruar Ambasadori Lu kryetarit te parlamentit sigurisht do e mesojme ne ditet ne vijim dhe lajmet qe do e pasojne ate. Sot ambasadori Lu dhe i dha nje shuplake te forte kesaj qeverisje, policise se shtetit dhe prokurorise…

Share: