Home KRYESORE Meta në kryeministri, takim me Ramën. Jo Rama ne Parlament?!

Meta në kryeministri, takim me Ramën. Jo Rama ne Parlament?!

Rikthehet takimi i përjavshëm mes dy aleatëve kryesor në qeverisje. Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta po zhvillojnë një takim, kësaj radhe jo në ambientet e kryesisë së Kuvendit, por në kryeministri.

Një sërë çështjesh mësohet se janë në fokus të takimit, që nga ligji i Vettingut dhe deri tek ligji për mbetjet.Për këtë të fundit, LSI është shprehur kundër votimit të tij.

Ne fakt ne te tilla takime ka rednesi dhe vedni duke patur parasysh qe Meta e ka lene edhe 40 minuta kryeministrin te prese ne paradhomen e tij ne Parlament kur situata ishte ne favor te tij. Duket se vajtja e Ilir Metes ne kryeministri edhe pas qendrimeve te PD ndaj LSI dhe barazvleresimit te saj me PS, e ka dobesuar kete te fundit.

Nuk dihet ne cilen zyre do realizohet takimi i radhes, ne zyren e kujt, por padyshim qe ajo qe duhet eshte se ka domethenien e tij vendi qe pavaresiht se nga pikepamja urbanistike jane shume afer, nga ajo politike dhe emocionale duken shume larg per te dy protagonistet e koalicionit qeverises Rama – Meta…

Share: