Home KRYESORE Ministrja gjermane e Mbrojtjes “tërbon” Arabinë Saudite, pa shami në takim

Ministrja gjermane e Mbrojtjes “tërbon” Arabinë Saudite, pa shami në takim

Ministrja gjermane e Mbrojtjes sfidoi një nga rregullat e Arabisë Saudite duke refuzuar që të mbulonte kokën me shami gjatë vizitës së kryer në vendin e pasur me naftë.

Ursula von der Leyen u prit në kryeqytetin Riad nga princi i kurorës, Salman bin Abdulaziz al-Saud, ku shprehu mosmiratimin e saj me rregullin, duke deklaruar se gratë duhet të kenë të njëjtën liri veshjeje siç kanë edhe burrat.

Sipas DailyMail, mosvendosja e shamisë dhe kjo deklaratë shkaktuan reagime në shoqërinë ultra konservatore saudite. Në rrjetet sociale në vend u bënë thirrje për ta arrestuar, ashtu siç bënë me një 20-vjeçare vendase që publikoi një foto pa shami në rrugët e Riadit.

Rregullat strike të veshjes për gratë në Arabinë Saudite janë respektuar edhe nga Hillary Clinton, në kohën kur mbante postin e Sekretares së Shtetit, ndërsa Michelle Obama u shfaq pa të gjatë një vizite të çiftit presidencial amerikan në Riad.

Për këtë, ajo mori edhe kritikat nga ultrakonservatorët vendas që e quajtën deri edhe të “paturp”./360grade.al

ministrja-gjermane-ne-arabi1ministrja-gjermane-ne-arabi2

Share: