Home KRYESORE Moti për sot, temperaturat variojnë nga – 4 në 16 gradë Celcius

Moti për sot, temperaturat variojnë nga – 4 në 16 gradë Celcius

Moti i kthjellët me vranësira kalimtare do të dominojë zonat veriore ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në zonat qendrore dhe jugore.

Pjesa e dytë e ditës do të zhvendosë vranësirat kryesisht në ekstremet verior dhe jugor duke bërë kështu që e gjithë pjesa tjetër e territorit të dominohet nga moti i kthjellët.

Temperaturat e ajrit në mëngjes do të pësojnë një rritje të lehtë duke bërë që vlerat ekstremale ditore të luhaten nga – 4 në 16 gradë Celcius.

Era do vijojë të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi juglindor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë

Share: